Qeveria e komandantëve dhe Rugova

Politika

Qeveria e komandantëve dhe Rugova

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 6 shtator 2018 Në ora: 18:44
Ibrahim Rugova dhe "Komandantët" e pushtetit

Kosova si asnjëherë më parë udhëhiqet nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për fat të mirë, gjatë kohës së luftës në Kosovë edhe pse ishin këta komandantë, kemi pasur një fat ne si shqiptar dhe si komb i tëri që jemi e kemi pas një prijës të urtë, dhe të dashur nga ndërkombëtarët, presidentin dr. Ibrahim Rugova.

Sot, Kosova po vuan për një lider gjithëpopullor, lider të paqes dhe mik i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe secilit shtet evropian që na ka ndihmuar deri më sot.

Udhëheqësit tanë aktual, komandantët e dikurshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk mund të jetë më prijësit e paqes pas shumë dëmeve që iu shkaktua Kosovës.

Tashmë Kosova, po rrezikon edhe humbjen e miqve më të mirë të kombit shqiptar që i kishim ndonjëherë, e që pa ndihmën e tyre nuk do të shpallej pavarësia e Kosovës, e nuk do ta gëzonim as çlirimin dhe lirinë pas saj.

Komandantët kanë filluar të ia humbin imazhin e lavdishëm luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata e keqpërdorën aq shumë luftën saqë i harruan ushtarët e vërtet dhe sakrificën e tyre, për të krijuar një armatë të paparë të veteranëve të pasluftës.

Dhjetëra ushtarë të harruar të UÇK-së, përshkak të kushteve mizore kanë kryer vetëvrasje në Kosovën e lirë, të çliruar nga lufta e UÇK-së, por me ndihmën më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, pra pas intervenimeve të NATO-s, e cila bombardoi çaçet serbe brenda dhe jashtë Kosovës.

Në Kosovë, një qeveri komandantësh ka bërë gjithçka të vetën. Kanë ngritur pagat qysh në ditët e para për vetën e tyre, pastaj kanë privilegje që askush në Kosovë nuk i ka, kanë krijuar pasuri milionësh, të gjithë jetojnë në pallate si dikur Sulltani në “haremin e tij”.

Në anën tjetër, kemi një popull të lodhur e shkatërruar nga tirania e tyre. Një popull që një pjesë e madhe jetojnë në kushte mizore, varfëria është tejet e skajshme. Rinia është e shkatërruar moralisht dhe psiçikisht, andaj kanë filluar të tretën nëpër Evropë për një jetë më të mirë.

Krejt kjo po ndodh që “lufta e komandantëve” pas lirisë nuk u shndërruan në prijës të paqes por mbetën me mendësinë e vjetër të tyre që në liri komandantin e shndërruar në “mbret”.

Sot, kur Kosova rrezikon që të humb tokën e çliruar dhe të larë nga gjaku i luftëtarit të UÇK-së, janë pikërisht komandantët e po asaj lufte që kanë filluar ta shembin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Idetë e krijuara nga serbët qysh në shekullin e kaluar, me ndihmën e politikanëve tanë e kanë shumë afër ta realizojnë.

Kosova tashmë rrezikon të humb tokën e saj, asetet më të mëdha që ekzistojnë, si liqenin e Ujmanin që është njëri prej më të mëdhenjve në Kosovë, pastaj Trepçën e cila me minierat e saja ka vlerë miliardësh, rrezikon të i falet Serbisë për “lëkurën” e komandantëve të dikurshëm të UÇK-së.

Përveç kësaj, Kosova ka edhe opozitën më të lodhtë që ka ekzistuar ndonjëherë, pasi nuk është e gatshme të pajtohen mes veti për çështje kombëtare.

Inatet personale të politikanëve tanë, do ta shembin Kosovën!

Uroj që, për interesa personale të disa individëve në skenën politike të Kosovës, të mos shkatërrohet Kosova.

Po të ishte sot gjallë presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, normalisht që situata do të ishte shumë më ndryshe. Pas pavarësisë, Kosovës do iu kishin hap  dyert moti në Evropë, perspektiva do ishte shumë më e mirë sesa tash, rinia do ishin të punësuar, zhvillimi ekonomik do të ishte shumë më i madh mirëqenia do ishte në nivel, arsimi do ishte në një shkallë më të lartë, shëndetësia do shërbente për qytetarin, jo pacienti për mjekun i cili vetëm në ordinanca apo spitale private i shëron.

Runa Zot! Kthjellona nga kjo mjegullnajë e krijuar nga vet shqiptari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat