Flet deputetja e PSD-së, tregon se a do ta përkrahin VV-në në protesta - Bota Sot
Flet deputetja e PSD-së, tregon se a do ta përkrahin VV-në në protesta

Politika

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Flet deputetja e PSD-së, tregon se a do ta përkrahin VV-në në protesta

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 7 shtator 2018 Në ora: 15:26
Partia Socialdemokrate (PSD)

Lëvizja Vetëvendosje, ka ftuar partitë opozitare, që të bashkohen për të organizuar protesta popullore.

E, lidhur me këtë çështje, ka folur një deputete e PSD-së.

Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Besa Baftiu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka treguar mënyra tjera të ndaljes së presidentit Hashim Thaçi.

Baftiu thotë se Parti Socialdemokrate është që të ketë një konsensus dhe të krijohet një komision që e mbikëqyr punën ekipit negociator të Kosovës.

Image
Besa Baftiu

“Ne si Parti Socialdemokrate siç e kemi thënë edhe përmes mediave edhe në Kuvend, partia jonë është që të ketë një konsensus, një platformë që të bëhet me 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe më pastaj edhe ekipi negociator poashtu të zgjidhet me 2/3, të bëhet komisioni që e heton apo një komision që e mbikëqyr punën ekipit negociator, dhe në një mënyrë kjo është një formë e cila do e ndalte presidentin Thaçi që të shkojë dhe të negociojë me Serbinë”, thotë deputetja e PSD-së.

Ndërsa, e pyetur rreth qëndrimit të PSD-së për protesta popullore të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Baftiu ka thënë se subjekti i tyre ende nuk ka marr një vendim rreth kësaj çështje.

“Ideja e protestave deri më tani e dini se ka pasur protesta e protesta. Në 2016 ishin protestat më të mëdha që nga paslufta dhe shumë mirë e dini se a është ndal diçka me ato protesta, jo asgjë. Protestat janë demokratike, janë për të mirën e shoqërisë, mirëpo, si PSD nuk e kemi diskutuar, pasi që ende nuk e kemi mbajtur mbledhjen e kryesisë për të marrë një vendim se çka do të bëjmë ne si subjekt sa i përket kësaj çështje”, ka përfunduar deputetja e PSD-së, Besa Baftiu, për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test