“E përcaktoi kufirin e ri Kosovë-Serbi”, profesori ndërkombëtar tregon çfarë do të ndodhë pas vizitës së Vuçiqit

Politika

“E përcaktoi kufirin e ri Kosovë-Serbi”, profesori ndërkombëtar tregon çfarë do të ndodhë pas vizitës së Vuçiqit

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 9 shtator 2018 Në ora: 17:40
Aleksandër Vuçiq te liqeni i Ujmanit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje dhe sot ka qëndruar për vizitë në Kosovë. Përderisa gjatë ditës së djeshme pa asnjë pengesë ka vizituar Liqenin e Ujmanit, sot nga qytetarët i është ndaluar vizita në Drenicë.

Por çfarë pritet të ndodhë pas vizitës së Vuçiqit në Kosovë?

Gazeta “Bota sot”, ka biseduar me profesorin ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.

“Së pari më lejo të them se vizita e Viçiq ditën e djeshme e të sotme në Kosovës ishte në kuadër të mesazheve omponuese ndaj shqiptarëve në dialogun me Prishtinën dhe në funksion të ndarjes së Kosovës. I vetmi partisan besnik dhe mbështetës i flaktë i kësaj vizite ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pa përjashtuar lakejtë e tij”, ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, me vizitën e tij në Liqenin e Ujmanit, Vuçiq përcaktoi kufirin e ri të ndryshuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Image
Profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi

“Presidenti i Serbisë erdhi në Kosovë dhe lajmëroi se do të investojë në Trepçë dhe konfirmoi se Ujmani është territor i Serbisë. D.m.th. ai për herë të parë, hapur dhe pa mëdyshje, përcaktoi vijën ndarëse të kufirit të ri të ndryshuar midis Kosovës dhe Serbisë, madje duke e quajtur gënjeshtar presidentin e Kosovës, se këtë Beogradi do ta bëjë në këmbim të njohjes së shtetësisë së saj”, është shprehur Bytyçi për “Bota sot”.

“Në fakt pas ndarjes, Serbia nuk ka nevojë më ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse nuk do të ketë shtet të Kosovës. Nëse frymorët jetojnë me kashtë, atëherë mund ta besojmë se edhe Kosova do të jetojë pa Trepçën dhe Ujmanin! Prandaj më çudit fakti pse Hashim Thaçi është kaq militant i qëllimeve të Vuçiq?!”, deklaroi më tej Bytyçi.

Ai ka deklaruar për “Bota sot”, se Mogherini e ka ditur që Vuçiq me vizitën të Liqeni i Ujmanit, de facto vendos kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që pritet të ndodhë pas kësaj vizite ka të bëjë me përcaktimet e Beogradit sa i përket Kosovës. Kur Mogherini e bindi Pacollin që Vuçiq ta vizitojë Ujmanin, ajo e dinte se presidentit serb shkonte aty për të vendos de facto kufirin me Kosovën. D.m.th. se Mogherini, Thaçi, Vuçiq janë dakorduar çfarë do të bëjnë pas kësaj vizite: Shkurt ta ndajnë Kosovën dhe Trepçën e veriun e Kosovës t’ia bashkojnë Serbisë! Për këtë janë angazhuar të dy palët në Bruksel. Kjo do të thotë se rezultati është paracaktuar. Ndarja e Kosovës. Atëherë nuk e di pse bisedohet, pse janë ngritur delegacione! Pse duhet një proces i tillë. Pse luhet ndeshja midis dy ekipeve, kur kapitenët e kanë përcaktuar rezultatin e ndeshjes?! Thjesht për shou, për të gënjyer shqiptarët dhe opinionin publik”, është shprehur profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi.

Ai më tej ka thënë se drenicasit dëshmuan se nuk janë të manipuluar nga Thaçi, duke ia prishur planet madje edhe Mogherinit.

“Trepça është objektivi kryesor dhe këtë objektiv presidenti serb e arriti në mënyrë simbolike dje dhe sot. Ndërsa drenicasit dëshmuan se nuk janë të manipuluar nga zoti Thaçi. Kryetari i Komunës së Skenderajt dha sinjale të qarta se cilat janë mundësitë për marrëveshje. Pa njohur krimet në Kosovë, nuk ka shans që të funksionojë një marrëveshje midis Prishtinës e Beogradit, edhe nëse ajo nënshkruhet me tradhti e dredhi! Shqiptarët nuk do ta pranojnë atë. Ajo që ndodhi në Drenicë ua prishi pak planet edhe Mogherinit, e cila reagoi menjëherë, edhe Thaçit, i cili ka harruar viktimat e Kosovës dhe vrapon pas paqes së imponuar pre Beogradit, edhe Vuçiqit, i cili mësoi se nuk do ta ketë lehtë dhe se pengesa për të do të jetë Merkel në Berlin, por edhe shqiptarët në Kosovë”, ka përfunduar për gaztën “Bota sot”, profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.

Ndërsa, kujtojmë së sot Vuçiq në fjalimin në Mitrovicë e ka quajtur gënjeshtër se do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ua them, se ata që deklarojnë se unë duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se kjo është gënjeshtër. Kur u thonë se dua ta ndryshoj kufirin, nuk po ua thonë të vërtetën”, tha Vuçiq, duke shtruar më pas pyetjet, sipas tij plotë dilema –“ku është kufiri sot?”. Në fakt, unë dua t’i ndryshoj të drejtat e juaja dhe t’ua mundësojë të gjitha drejtat që u takojnë në botën e qytetëruar”, tha presidenti serb Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat