Ismaili: Paqja e Thaçit me Serbinë ka të bëjë me Gjykatë Speciale - Bota Sot
Ismaili: Paqja e Thaçit me Serbinë ka të bëjë me Gjykatë Speciale

Politika

E premte, 16 nëntor 2018

Ismaili: Paqja e Thaçit me Serbinë ka të bëjë me Gjykatë Speciale

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 10 shtator 2018 Në ora: 20:31
Fisnik Ismaili

Presidenti shqiptar Hashim Thaçi pas takimit me Mogherinin javën e kaluar, ishte shprehur se në çdo takim me homologun e tij serb, po kuptohen vështirësitë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Sipas tij, konflikti nuk mund të zgjidhet brenda javëve apo muajve, por njerëzit meritojnë paqe.

“Është konflikt më shumë se një shekullor dhe nuk mund të zgjidhen brenda ditëve javëve dhe muajve, por njerëzit meritojnë paqe dhe gjeneratat e ardhshme meritojnë që të kenë të ardhme më të sigurt”, ka thënë Thaçi.

Kurse, Partia Socialdemokrate thotë se paqja e synuar e nga Thaçi nga të bëjë me Gjykatën Speciale.

Duke komentuar reagimin e Thaçit pas protestës në Drenicë, i cili kërkonte paqe përkundër krimeve të bëra nga Serbia dhe mos gjykimit të saj, deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili ka thënë për “Bota sot”, se diplomacia e Thaçit për të arritur paqe me Serbinë ka të bëjë me Gjykatë Speciale.

“Kjo diplomacia e Hashim Thaçit për të arritur paqe me Serbinë ka të bëjë me Gjykatën Speciale dhe faktin që momentin që arrihet paqja që të gjykohet nga Gjykata Speciale si e tillë, edhe Hashim Thaçi shpëton prej saj.Unë personalisht mendoj që kjo është tërësia e gjithë kësaj pune, e arritjes së paqes që po e synon Hashim Thaçi”, është shprehur Ismaili.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test