“Vuçiq po nxit luftë, një politikë të tillë e filloi diktatori Millosheviq”

Politika

“Vuçiq po nxit luftë, një politikë të tillë e filloi diktatori Millosheviq”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 10 shtator 2018 Në ora: 23:12
Aleksandar Vuçiq

Analisti politik, Ali Hertica, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, duke e komentuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se, ky i fundit po ecën drejt hapave të kriminelit, kasapit të Ballkanit, diktatorit Sllobodan Millosheviq.

“Aleksandër Vuçiq, politikani më i fuqishëm i Serbisë, tani po ecën drejt hapave të diktatorit Millosheviq për të arritur qëllimin e një Serbie të madhe, duke pasur një platformë politike të fshehtë për të ndarë Kosovën, si Sllobodan Millosheviq”, ka thënë Hertica.

Ai thotë se, vizita e presidentit të Serbisë, është cenim i Kushtetutës së Kosovës.

Image
Ali Hertica

“Vizita e Vuçiqit është një cenim i kushtetutës së Kosovës, ku ai me politikën e hegjemonizmit serbë po luan një lojë të rrezikshme për shtetin e Republikës se Kosovës duke filluar një nxitje të një luftë ndër etnike, që dikur një politikë të tillë e filloi diktatori Millosheviq”, ka thënë ai.

Në fund, analisti politik shton se, kjo vizitë paralajmëron një rrezik të mundshëm të ndarjes.

“Kjo nuk është më diçka që mund të fshihet. Marrëveshja qendrore që kërkojnë Vuçiq dhe Thaçi është që ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës marrëdhëniet të “normalizohen”, kështu që të dy palët do të obligohen që të mos pengojnë njëri-tjetri në skenën ndërkombëtare, para së gjithash kur bëhet fjalë për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare përfshirë aty edhe OKB-në, dhe tani platformë e politikës serbe dhe ardhja e tyre paralajmëron një rrezik të mundshëm të ndarjes,sepse ketë po e ndihmon edhe politika e Kosovës e cila nuk po merr seriozisht ketë paralajmërim”, ka thënë në fund analisti Herica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat