Gjatë ditës së sotme është betuar Prokurori i Specializuar Jack Smith, cili ka nënshkruar deklaratën solemne në Zyrën Administrative të Dhomave të Specializuara, në prani të Administratores, Dr. Fidelma Donlon, e cila ishte dëshmitare e nënshkrimit.
Pas betimit të prokurorit të Gjykatës Speciale, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka deklaruar për “Bota sot” se kjo paralajmëron se Specialja do të veprojë shumë shpejt.
“Gjykata Speciale mund të veproj shumë shpejt kjo tash është çështje kohe dhe momenti, me siguri se brenda këtyre javëve pritet një prononcim i shkurt përmes zëdhënësit të kësaj gjykate të bëjë edhe hapat e parë, për fillimin e një procesi shumë kontradiktor dhe mjaft të vështire”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Sipas, Burjanit fillimi i këtij procesit është çështje javësh dhe se nuk do të jetë aspak i lehtë për vendin.
“Pra tashme është fillimi i këtij procesi, pra çështje javësh është. Aspak një proces i lehtë për Kosovën dhe për atë që do të kaloj shteti, por kjo duket tash me real”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.