Edi Rama me Thaçin, pas Rugovës, e duan edhe Berishën të vdekur - Bota Sot
Edi Rama me Thaçin, pas Rugovës, e duan edhe Berishën të vdekur

Politika

Edi Rama me Thaçin, pas Rugovës, e duan edhe Berishën të vdekur

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 shtator 2018 Në ora: 10:49
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Raportet e ftohura mes presidentit aktual të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish- kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, dolën në pah së fundi, ndonëse sipërfaqësisht më parë nuk kishin dhënë sinjale të tilla në opinion. Gjithsesi këto raporte të ftoha dallojnë qysh moti, kur ish- presidenti dhe ish- kryeministri Berisha i jepte mbështetje të vazhdueshme presidentit Rugova, edhe në kohën kur Hashimi me “jaranat” e tij socialistë në Tiranë nuk kishin lënë gjë të zezë pa shpikur kundër Rugovës.

Ndërkohë që mbështetja e Berishës për Rugovën ishte kthyer në pengesë të qarqeve leniniste  që mundoheshin të linçonin personalitetin e Rugovës, për të ardhur më lehtë në pushtet. Kundërshtimi i Berishës ndaj korrigjimit të kufijve i dogji aq shumë Thaçit sa shkoi aq larg sa që e akuzoi Berishën për “furnizim të makinerisë vrastare të Millosheviqit”.

Ndonëse, nuk përmendi emra aludimi ishte mjaft i qartë, kjo edhe si favor që presidenti i vendit i bëri aleatit të tij në Tiranë, Edi Rama. Derisa Hashimi i bëri favor Edit, nuk vonoi përgjigja e Berishës që takoi Albin Kurtin, me të cilin ndan pikëpamje të njëjta se “korrigjimi i kufijve është i papranueshëm”.

Gjithashtu Berisha  ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë, fundjavën që lamë pas. Berisha ka thënë se "ish ministri i Millosheviçit erdhi në Kosovë me idenë e tij të Serbomadhisë!". Këtu Berisha ka goditur, Thaçin, për idenë e tij për "korrigjim kufijsh" mes Kosovës e Serbisë.

Sipas Berishës Thaçi është argat i Vuçiçit, një akuzë mjaft e rëndë, duke nënkuptuar se mes tij dhe Thaçit më s`ka paqe. Berisha, i cilësuar vazhdimisht si aleat i LDK-së, si dhe reputacioni që ka pasur në Kosovë i ka penguar si Thaçit ashtu edhe Ramës, të cilët kanë shpikur çdo gjë ndaj tij, secili për hesape të tija.

Ndërkohë që Thaçi duke akuzuar Berishën tenton të godas LDK-në. Derisa heshtja e Ramës ndaj idesë  së Thaçit për korrigjim të kufijve lë për të nënkuptuar se kjo është ide e tyre e përbashkët, në anë tjetër kundërshtimi i fortë i Berishës dhe opozitës në Kosovë vë në pah dy palët: Njëra që shet atdheun për hesape të veta, dhe tjetra që e mbron atdheun me çdo kusht.Në këtë paralelizëm e djathta çdo herë ka qenë ajo që ka sakrifikuar për vendin, derisa të majtët iu kanë shërbyer interesave të të tjerëve.

Shqiptarët në të dyja anët e kufirit janë keq sepse të majtët janë në pushtet, derisa në Shqipëri vendi është mbushur me kanabis dhe krim të organizuar, Kosovën, korrupsioni dhe falja e tokave ndaj Malit të Zi dhe Serbisë po e tkurrë çdo ditë e më shumë. Derisa afrimi i Kurtit me Berishën ka ardhur më tepër si rezultat i kundërshtisë së përbashkët ndaj Thaçit, se sa pikëpamje të tjera. Kosova dhe shqiptarët duhet të çlirohen nga Thaçi dhe Rama, të cilët s`po punojnë për interesat e tyre, por të një grupi të caktuar të oligarkëve të tyre.

Derisa si shoqëri nuk e luftojmë të keqen, pavarësisht se nga kush vjen, vështirë të pritet diçka pozitive. Shqiptarët kanë vuajtur nga e majta, diktatura e Enver Hoxhës ishte kryekëput komunist, pasardhëse e të cilës është PS e sotme. Duke u rikthyer tek akuzat në distancë mes Berishës dhe Thaçit, pastaj rreshtimin e Albinit në krahun e Berishës, mund të themi se hija e mallkimit shekullor na ndjekë pas, e që është mos unifikimi për çështje madhore.

Përpjekjet e Thaçit për të personalizuar çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën, ka sjellë përçarje në mes të spektrit politik dhe shoqërisë. Për fund duhet thënë se kontributi i të djathtës shqiptare me në krye Rugovën dhe Berishën, karshi të majtës është si nata me ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test