Zyrtarët e Speciales çdo muaj vizitojnë Kosovën

Politika

Zyrtarët e Speciales çdo muaj vizitojnë Kosovën

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 13 shtator 2018 Në ora: 15:01
Gjykata Speciale

Zyra për Komunikim e Gjykatës Speciale në një përgjigje për gazetën “Bota sot” ka thënë se ekipi dhomave të Specializuara të Kosovës viziton në baza mujore Kosovën.

Nga Gjykata Speciale, kanë shtuar se DHSK-ja gjithashtu zhvillon takime edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile për informacione përkatëse dhe mëson shqetësimet e tyre.

“Ekipi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) për komunikim dhe ndërgjegjësim ndodhet në Kosovë pothuajse në baza mujore. Në bashkëpunim me OJQ-të në terren, DHSK-ja takohet me përfaqësuesit e shoqërisë civile në pjesë të ndryshme të Kosovës për t'i ofruar popullsisë informacionin përkatës, për t'iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe për të mësuar më shumë rreth shqetësimeve të tyre. DHSK-ja gjithashtu ka filluar takimet me gazetarë në tryeza të rrumbullakëta për t’i ofruar mediave kosovare informacion përkatës mbi mandatin dhe procedurat e DHSK-së. Sa i përket vizitave të zyrtarëve të DHSK-së në Kosovë, në nëntor 2017, Kryetarja e DHSK-së, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, dhe Administratorja e DHSK-së, dr. Fidelma Donlon, vizituan Kosovën dhe u takuan me Ministrin e Drejtësisë së Kosovës si dhe me shoqërinë civile”, kanë përfunduar nga zyra për komunikim e Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat