“Thaçi duhet të bindet se nuk është i dërguar i Vuçiqit me udhëheqë Kosovën” - Bota Sot
“Thaçi duhet të bindet se nuk është i dërguar i Vuçiqit me udhëheqë Kosovën”

Politika

E diel, 18 nëntor 2018

“Thaçi duhet të bindet se nuk është i dërguar i Vuçiqit me udhëheqë Kosovën”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 15 shtator 2018 Në ora: 14:40
Hashim Thaç dhe Aleksander Vuçiqi

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, thotë se Kosova duhet të paraqitet si shtet i dëmtuar, e jo si shtet që ka bërë dëme ndaj Serbisë.

“Kosova nuk duhet të bisedojë kurrë më me Serbinë siç ka biseduar deri më sot, si pjesë koloniale e Serbisë. Kosova duhet të paraqitet si shtet i dëmtuar, e jo si shtet që ka bërë dëme ndaj Serbisë. Kosova duhet t'i bindë kuvendarët e saj që e përfaqësojnë në bisedime se ata që bisedojnë nuk janë zyrtarë të Beogradit të punësuar në Prishtinë, nuk janë të dërguar të Beogradit në krahinë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Rexhep Shahu

Për më tepër, ai ka shtuar se presidenti i Kosovës duhet të bindet që është i barabartë me presidentin e Serbisë e nuk është i dërguar i Vuçiqit me udhëheqë Kosovën.

“Duhet të bindet i pari Hashim Thaçi se është i barabartë me Vuçiqin e nuk është i dërguar i Vuçiqit me udhëheqë Kosovën, me mbajte rend e qetësi në Kosovë. Sido që të zhvillohen ngjarjet sot a nesër, në fund të fundit në tavolinë do të ulen palët sepse nuk mund të shkojnë në luftë pasi lufta kërkon luftëtarë që mungojnë në të dyja palët. Por shqiptarët vetëm duhet të sillen si të barabartë e jo të kompleksohen prej serbëve në tavolinë”, ka deklaruar ai për "Bota sot".

Gjithashtu, ai ka shtuar se kufirin e kanë vendose fuqitë e mëdha dhe e lëvizin vetëm fuqitë e mëdha.

“Hashimi dhe gjithë pas tij duhet ta bindin veten se kanë në dorë ndoshta gjithçka, por nuk kanë në dorë asgjë sa i takon kufirit të Kosovës, të cilin nuk e ka vendosë Hashimi dhe asnjë bisedues sot dhe nuk e ndryshon dot Hashimi dhe asnjë shqiptar sot. Kufirin e kanë vendosë fuqitë e mëdha dhe e lëvizin vetëm fuqitë e mëdha. Integriteti i Kosovës është i mbrojtur nga Amerika dhe nuk është çështeje dëshirë e pasioni i Thaçit. 116 shtete që e njohin Kosovën shtet nuk mund të bëjnë eksperimente me territoret e tyre”, ka përfunduar Shahu për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test