“Gjykatën Speciale po e dikton Serbia”

Politika

“Gjykatën Speciale po e dikton Serbia”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 15 shtator 2018 Në ora: 18:31
Gjykata Speciale

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka thënë se Gjykata Speciale po shkon drejt shuarjes në mënyrë paqësore, pasi sipas tij Serbia nuk është i interesuar të kenë një kësi lloj Gjykate, pasi i konvenojnë njerëz si Thaçi.

?“Gjykata Speciale po shkon drejt shuarjes në mënyrë paqësore sepse Serbia nuk është e interesuar sepse po i duhen në krye të shtetit njerëz sikur Thaçi”, ka thënë Islami.

Image
Gazmend Islami

Ai mendon se Gjykatën Speciale e dikton Serbia dhe po e përdorë si instrument të vetin.

“Këto që ka arritur Serbia në politikat ndërkombëtare për çështjen e Kosovës është e pa besueshme që edhe shtetet kryesore perëndimore i ka bërë në mëdyshje, krejt duke ju falënderuar Thaçit. Pra mendoj se Gjykatën Speciale po e dikton Serbia, po e përdorë si instrument të vetin”, është shprehur Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat