“Fati i Kosovës në duart e opozitës”

Politika

“Fati i Kosovës në duart e opozitës”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 16 shtator 2018 Në ora: 23:21
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Zhvillimet e fundit me të cilat është janë duke u ballafaquar institucionet e Kosovës, kanë bërë që opozita edhe me tej të shpresojë në zgjedhje të parakohshme.

Për këtë, një pjesë e saj edhe po paralajmëron se do të ketë “vjeshtë të nxehtë”.

 E, lidhur me këtë çështje, ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve në vend.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, shpreson që të jenë të vërteta thirrjet e bllokut opozitar për ta rrëzuar këtë qeveri dhe këtë president.

Image
Faton Mehmeti

“Shpresoj të jetë e vërtetë vendosmëria e opozitës për ta rrëzuar këtë qeveri dhe këtë president nga postet e tyre, pasi përbejnë rrezik kombëtar. Një opozitë e bashkuar me një platformë të qartë për të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka futur ky koalicion aktual, është bazament i fuqishëm rreth të cilit do të bashkohen të gjithë qytetarët pa dallim partie ose bindje”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka thënë se fati i Kosovës është në duart e tyre, ku sipas tij, edhe në sondazhe ka pasqyruar mendimin dhe dëshirën e saj për të pasur një koalicion LDK-VV.

“Qytetarët janë gati, mjafton të kenë prijës të besuar, të cilët paraqesin diçka ndryshe nga ajo çfarë kemi përjetuar deri tani. Fati i Kosovës është në duart e opozitës, e cila edhe në sondazhe ka pasqyruar mendimin dhe dëshirën e saj për të pasur një koalicion LDK-Vetëvendosje. Shpresojë se opozita nuk do të bie në kurthet e Thaçit, por do të nisë një mision që nuk do ndalët deri në fund, e që është rrëzimi i kësaj qeverie dhe shkuarja ne zgjedhje”, ka thënë ai.

Në fund, analisti politik, thekson se, është momenti i opozitës që ta marrë në duart e saj fatin e Kosovës.

“Opozita duhet të marr në duart fatin e Kosovës, karshi këtij koalicion aktual që po e degradon jetën tonëçdo ditë e më shumë”, ka përfunduar analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat