Muaji shtator a është fundi i qeverisë Haradinaj, flasin nga LDK-ja

Politika

Muaji shtator a është fundi i qeverisë Haradinaj, flasin nga LDK-ja

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 17 shtator 2018 Në ora: 13:45
LDK

Opozita ka deklaruar që muaji shtator i këtij viti do ishte fundi përfundimtar i qeverisë Hardinaj.

LDK dhe VV, dy partitë më të mëdha opozitare muaj më parë kanë paralajmëruar inicimin e një mocioni mosbesimi kundrejt qeverisë Haradinaj.

Mirëpo kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të këtij muaji edhe po thuajse asgjë nuk ka filluar.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se inciativa e opozitës për mocion mosbesimi është në pritje, e tëra kjo për shkak të mungesës së numrave.

Image
Imet Rrahmani

Tuje Rrahmani ka shtuar se edhe procesi i dialogut ka ndikuar direkt në çdo hap që mund ta marrin partitë politike.

“Jemi në një situatë paradoksale dhe aspak premtuese për zhvillime pozitive për vendin. Pozita ka krizën brenda për shkak të mungesës së numrave, sikur që iniciativa e opozitës e paralajmruar p?r shtator ?shtë në pritje mu për shkak të mungesës së numrave. Thjesht, kjo situatë në rrethana normale demokratike nuk do të duhej të vazhdoj tutje, por duke pa se pozita me çdo kusht po mendon me vazhdu me qeverisë me vendin edhe pse nuk e ka shumicën, unë personalisht nuk jam duke pa mund?sinë që shpejt me shku në zgjedhje pa një çarje edhe brenda partive në pushtet edhe pse ka shumë pak?naqësi brenda tyre” ka thëmë ai.

Tutje Imet Rrahmani, deputet i LDK-së ka shtuar se opozita po ka kujdes që me veprimet e saj të mos e rëndoj ambientin politik.

“Natyrisht që edhe procesi i dialogut dhe krejt kjo mjegull që ?shtë ngritur rreth kufij?ve ka ndikim direkt duke krijuar rrethana ku lypset largpamësi dhe syçelt?si në çdo hap që mund të marrin partitë politike. A si po duket më shumë po ka kujdes opozita që me veprimet e saj t’mos e rëndoj edhe më shumë ambientin aktual politik. Sikur të ishte ndryshe partitë në pushtet nuk e kishin bllokuar kërkes?n legjitime dhe të garantuar me kushtetutë për mbajtjen e seanc?s së jashtzakonshme. Pozita ka për obligim që t’mos bëj? veprime që e shtyn opozit?n t? radikalizohet dhe të vie te bllokimi” ka përfunduar deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat