“Veteranët e rrejshëm janë hajna që kanë vjedhur dhe kanë spiunuar UÇK-në” - Bota Sot
“Veteranët e rrejshëm janë hajna që kanë vjedhur dhe kanë spiunuar UÇK-në”

Politika

E diel, 21 tetor 2018

“Veteranët e rrejshëm janë hajna që kanë vjedhur dhe kanë spiunuar UÇK-në”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 18 shtator 2018 Në ora: 15:16
Ilustrim

Reagime të shumta ka pasur pas publikimit të listave të veteranëve të rrejshëm, të cilat Prokuroria Speciale e Kosovës ia ka dërguar Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Lidhur me këto lista dhe numrin e madh të veteranëve të luftës, njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se listat janë falsifikimi dhe mëkati më i madh për gjakun e derdhur për liri, derisa shton se listat nuk janë fryrë vet por i kanë autorët e tyre.

Image
Skënder Zogaj

“Listat e veteranëve të luftës janë falsifikimi më i madh dhe veprimi më i mëkatshëm që iu ka bërë shenjtërisë së gjakut të derdhur për liri, të gjithë atyre që në luftë kanë shkuar për ta çliruar vendin dhe që e kanë kryer mirë detyrën e tyre atdhetare. Listat nuk janë fryrë vet, por i kanë autorët e tyre që kanë bërë atentat ndaj UÇK-së, ndaj varreve të dëshmorëve por edhe veteranëve të vërtetë, shumë prej të cilëve i kanë humbur pjesët e trupit dhe tash u mungon buka e gojës”, është shprehur ai.

Sipas Zogajt, veteranët e rrejshëm janë hajna që kanë vjedhur dhe kanë spiunuar UÇK-në dhe në fund janë vetëshpallur çlirimtarë.

“Veteranët e rrejshëm janë hajnat që kanë vjedhë pula, kioska, xhepa, bagëti, kanë thyer shtëpia dhe kanë vjedh makineri, vegla pune, stoli e biçikleta fëmijësh. Këta kanë arritur t'i bëjnë këto sepse kanë qenë të lidhur me militarët serbe kosovarë, me të cilët edhe e kanë ndarë gjahun. Këta pra, kanë shëtitur nëpër grupet e luftëtarëve dhe e kanë spiunuar UÇK-në, deri në çastin e fundit të ikjes së serbëve dhe, në fund janë vetëshpallur çlirimtarë”, ka theksuar analisti.

Ai thotë se drejtësia duhet të veprojë dhe të pastrojë listat e veteranëve, derisa shton se hajnat nuk kanë turp që të nxjerrin kthetrat dhe të kërkojnë gjakderdhje të reja.

“Unë them mjafton që të shikohet kush janë, çfarë kanë bërë një numër i madh i "veteranëve" dhe do të pasqyrohet e vërteta e gjendjes së krijuar, e cila, prapë u konvenon hajnave, sepse, ata e dinë "artin e rrenës" dhe nuk e kanë hiq për turp që të nxjerrin kthetrat dhe të kërkojnë gjakderdhje të reja. Drejtësia duhet të veprojë dhe të pastrojë listat e veteranëve”, ka deklaruar Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test