Flet Tomë Gashi, tregon se çfarë po ndodhë me Sylejman Selimin: Ky është skandal, nuk i dimë emrat që...

Politika

Flet Tomë Gashi, tregon se çfarë po ndodhë me Sylejman Selimin: Ky është skandal, nuk i dimë emrat që...

Nga: P.R Më: 19 shtator 2018 Në ora: 19:37
Sylejman Selimi dhe Tomë Gashi

Gjatë ditës së sotme është organizuar një protestë para Pallatit të Drejtësisë, ku është kërkuar lirimi i Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut.

Lidhur me protestën e zhvilluar, për gazetën “Bota sot”, ka folur avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi.

Sot nga bashkëluftëtarët e Sylejman Selimit është organizuar dhe mbajtur një protestë paqësore në të cilën është kërkuar lirimi i Gjeneral Selimit dhe te zotni Jahir Demaku. Arsyeja e mbajtjes se kësaj proteste ka qenë sensibilizimi i opinionit publik dhe kërkesa që Gjykata Supreme e Kosovës të reflektojë pasiqë që nga 11 qershori ata janë duke u mbajtur në vuajtje të dënimit me një aktgjykim i cili është anuluar nga Gjykata Supreme e Kosovës”, ka thënë Gashi për “Bota sot”.

Gashi thotë se nuk asnjë bazë juridike që Selimi të mbahet edhe më tej në burg.

“Gjykata Supreme e Kosovës por edhe ajo Kushtetuese kanë anuluar te gjitha aktgjykimet e mëhershme dhe nuk ka asnjë bazë juridike për t’i mbajtur në paraburgim apo vuajtje të dënimit me aktgjykim inekzistent”, shprehet ai.

“Ne Avokatet e Sylejman Selimit dhe të Jahir Demakut kemi paraqitur me dhjetëra kërkesa në Gjykatën Supreme duke kërkuar lirimin e tyre dhe deri më tani nuk ka pas asnjë përgjigje relevante për mbajtjen e tyre te privuar nga liria”.

Sipas Gashit, mbajtja në burg e Selimit dhe Demakut është shkelje e ligjeve të Kosovës dhe konventave ndërkombëtare, duke shtuar se në rastin e Selimit ndikim mund të ketë edhe politika.

“Kjo që po ndodhe me Sylejma Selimin dhe Jahir Demakun është shkelje e të gjitha ligjeve të Kosovës , shkelje e Kushtetutës se Kosovës dhe konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Dhe pasi qe nuk ka asnjë arsye juridike për këtë skandal juridik me të cilin mbahet Sylejman Selimi në paraburgim mbi 5 vite unë mendoje se mund të ketë ndikim politik nga persona të caktuar të cilët nuk i dimë me emra”, përfundon avokati i njohur, Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat