“Zgjedhjet të domosdoshme, Thaçi të ndalet në çdo mënyrë”

Politika

“Zgjedhjet të domosdoshme, Thaçi të ndalet në çdo mënyrë”

Nga: G.B Më: 19 shtator 2018 Në ora: 21:56
Hashim Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë protestë për shkak të gjendjes politike në vend, me 29 shtator.

Sipas kësaj partie, skandalet e qeverisë po e dërgojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja, derisa ka përmendur dhe dialogun me Serbinë.

Lidhur me këtë protestë të thirrur nga VV, njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se të gjithë aktorët e sidomos Thaçi po thirret në emër të popullit, andaj protesta duhet të tregojë se ai nuk ka mandat as nga qytetarët as nga institucionet.

Image
Haki Abazi

“Kapja e shteti tani është duke u transformuar në zhbërje të shtetit. Çdo gjë që ka ndodhur deri tani që nga shpallja e pavarësisë ka qenë degradim i vizionit dhe shthurje institucionale. Të gjithë aktorët e sidomos Thaçi po thirret në emër të qytetarëve dhe popullit e kjo protestë duhet të tregojë se ai nuk ka mandat as nga institucionet dhe as nga qytetarët. Ai nuk lejohet të shkelë Kushtetutën dhe nuk është mbi ligjin”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, zgjidhjet janë të nevojshme pasi qeveria po varet nga Lista Serbe dhe Thaçi duhet ndalur me të gjitha mënyrat.

“Zgjedhjet janë të domosdoshme sepse kjo qeveri është qeveri që është peng i listës Srpska dhe shumica shqiptare është në anën tjetër. Nuk ka legjitimitet edhe për formën se si është formuar dhe se si është duke funksionuar. Thaçi duhet ndalur në të gjitha mënyrat ai është duke punuar kundër interesave të Kosovës dhe kundër interesit të gjithmbarshëm të shqiptarëve”, ka deklaruar Haki Abazi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat