Islami: Vetëvendosje dhe LDK t’i bashkojnë forcat

Politika

Islami: Vetëvendosje dhe LDK t’i bashkojnë forcat

Nga: D.RR Më: 19 shtator 2018 Në ora: 22:42
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, në një bisedë për “Bota sot” ka thënë se mënyra e vetme për të dalë nga ky ngërç politik është bashkimi i forcave në mes të LDK dhe VV, për t’iu prirë proceseve.

Image
Gazmend Islami

Sipas Islamit, këto dy parti duhet të lënë jashtë disa figura që janë të lidhur me krimin ekonomik, dhe thekson se është ardhur koha e filozofisë politike të djathtas konservatore.

“Kosova mund të dalë nga kjo situatë vetëm kur LDK fillon të mendojë që ka ardhur koha që ajo të ju prijë proceseve duke bashkuar forcat me LVV në Kuvendin e Kosovës, duke larguar nga strukturat e partisë, patericat e PDK e që janë disa dhe duke lanë jashtë disa figura që janë të lidhur me krimin ekonomik, është ardhur koha e filozofisë politike të djathtas konservatore”, është shprehur Islami për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat