Distancimi i presidentit nga Kuvendi i Kosovës

Politika

Distancimi i presidentit nga Kuvendi i Kosovës

Nga: D.RR Më: 20 shtator 2018 Në ora: 22:31
Hashim Thaçi

Distancimi i presidentit Thaçi nga Kuvendi i Kosovës për të raportuar aty, sidomos për dialogun me Serbinë, është shkelje e kushtetues së Kosovës, saktësisht të nenit 84. Kështu thotë profesori juridik Muhamet Kelmendi.

Ai thotë për “Bota sot” se në nenin 84 thuhet se presidenti e ka obligim që të raportojë në Kuvendin e Kosovës, së paku një herë në vit.

“Parimisht apo në bazë të kushtetues dhe dokumenteve tjerë, madje edhe akteve tjera juridike që i ka Republika e Kosovës, del se parlamenti është pushteti më i lartë i cili ka tri pushtete, atë legjistativ, ekzekutiv dhe gjuhësor. Në këtë drejtim, para Kuvendit, parimisht duhet që këto pushtete të raportojnë dhe të jenë të përcaktuara nëpërmes kushtetues së Kosovës, dhe natyrisht i takon edhe qeverisë edhe presidentit, edhe institucioneve tjera të cilat bëhet kjo. Pra, duhet së paku njëherë në vit të raportojnë, të tregojnë gjendjen që është, dhe pastaj Kuvendi të marrë vendim me vazhdu apo jo raportin, ta rishikojë atë, apo të bëjë kërkesa tjera dhe përmirësime”, thotë Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Tutje ai shton se raportimi përmes konferencave nga presidenti Thaçi dhe jo në Kuvend, është shkelje e parimit demokratik dhe gjithashtu një gjë negative.

“Tani shtrohet pyetja pse Thaçi ka zgjedhur konferencat për raportim. Kjo është një gjë negative sipas mendimit tim, është shkelje totale e kushtetues së Kosovës, është shkelje totale e parimit demokratik dhe shtetit parlamentar që është Kosova dhe është shkelje e drejtpërdrejt e nenit 84të kushtetutës së Kosovës, pika 30 e kushtetutës, e cila thotë se së paku një herë në vit duhet presidenti t’i drejtohet Kuvendit të  Kosovës për punën e tij. Natyrisht se kur t’i drejtohet, Kuvendi ka drejtë pastaj të diskutojë, të analizoj dhe të japë mendime”, është shprehur ai.

Sipas Kelmendit, Thaçi duhet t’i ndalë konferencat nëpër media, dhe të dalë para Kuvendit që të raportoj qartë dhe të shpjegoj se çfarë nënkupton me korrigjim të kufijve.

“Presidenti këtë nuk po bënë, Kuvendi në këtë drejtim nuk është funksional pasi kemi një pozitë që nuk ka numra të mjaftueshëm dhe një opozitë e cila nuk është unike. Në anën tjetër presidenti ka zgjedhur një rrugë tjetër, rrugën e përgatitjes së masave, rrugën e përgatitjeve të njerëzve të supozojnë se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Ajo që duhet ndodhur sot, është që Thaçi t’i ndalë doemos konferencat për shtyp, duhet të del para Kuvendit të Kosovës dhe të shpjegoj qartë dhe prerë se çfarë kupton ai njeri me korrigjim. Ai duhet të tregoj se a është kjo iniciativa e tij dhe e Vuçiqit, apo është ide e ndonjë shteti të madh ndërkombëtar. Është alogjike të mendoj se të marrësh Luginën e Preshevës dhe në të njëjtën kohë të mos i japësh asnjë centimetër Serbisë”, thekson Kelmendi.

Për më tepër, ai thotë se është detyrë e Kuvendit që të kërkojë raportim nga presidenti në mënyrë urgjente, sepse ai e ka sjellë Kosovën buzë një katastrofe.

“Është detyrë e Kuvendit që të kërkojë raportim nga presidenti në mënyrë urgjente, sepse e ka sjellë situatën buzë një katastrofe dhe fërkimeve shumë të mëdha dhe shpërthimeve që mund të jenë shumë të rrezikshme. Pra, e ka sjellë situatën në një gjendje shumë të rëndë dhe i takon Kuvendit të thërras një interpelancë për këtë”, ka potencuar Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat