“Thaçi dhe Haradinaj pa asnjë platformë politike për shtetin” - Bota Sot
“Thaçi dhe Haradinaj pa asnjë platformë politike për shtetin”

Politika

E mërkurë, 17 tetor 2018

“Thaçi dhe Haradinaj pa asnjë platformë politike për shtetin”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 21 shtator 2018 Në ora: 15:02
Thaçi dhe Haradinaj

Njohësi i zhvillimeve politik në vend, Ali Hertica ka thënë për gazetën “Bota sot” se Thaçi dhe Haradinaj nuk kanë platformë politike për shtetin, por vetëm merren me çështje të pakuptimta.

Tuje Hertica ka theksuar se sovrani e ka fuqinë dhe forcën që të ndryshojë gjithçka e jo lideri.

Image
Ali Hertica

“Presidenti i Kosovës herë ka folur për rregullim, herë për korrigjim të kufirit. Ka thënë se ky korrigjim nuk nënkupton shkëmbim territoresh, as ndarje të territorit të Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke kërkuar që në kuadër të fazës finale të dialogut me Serbinë të diskutohet për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tashmë ka filluar të flasë për ndarjen e pjesës veriore të Kosovës. Sipas opozitës kosovare dhe monitoruesve të dialogut, ideja e Thaçit për korrigjim të kufijve është në vijë me politikën e Serbisë për ndarje të Kosovës Ndërsa kryeministri Haradinaj dhe lideri i AAK-së, thotë se nëse ndodh shkëmbimi ose korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi do të ketë luftë, ndërsa tjetri thotë se kjo marrëveshje do të ndihmonte Kosovë” ka thënë ai.

Në fund, analisti Ali Hertica ka thënë se Kosova është shpallur shtet sipas planit të Ahtisarit dhe idetë tjera nuk kanë vlerë fare.

“Ai, gjithashtu, tha se nga të gjitha informatat që i ka mbledhur, e ka të vështirë të besojë se presidenti Thaçi e ka trajtuar këtë temë seriozisht, “...ndoshta ka mundur me qenë një lloj taktike, taktizim, një debat publik taktik, por nuk e shoh si projekt serioz, tani të gjitha këto opsione politike të këtyre dy protagonistëve politik po sinjalizojnë së as njeri nuk janë serioz dhe nuk kanë kurrfarë platforme politike për të shtyrë procesin përpara drejt integrimeve EU-së por vetëm po marrën me çështje qe janë te pa kuptimta, sepse Kosova ka kushtetutën dhe nga ajo nuk ka guxim askush të del sepse ajo e qartëson mirë kufirin e Kosovës në çdo cep sepse në bazë të këtyre kufijve Kosova është shpallur dhe është njohur ndërkombëtarisht sipas planit të Ahtisarit edhe pse është i dhimbshëm kjo do mbetet e pa realizuar nga Thaçi dhe kush do coftë nga skena politike, sepse fundi fundit sovrani e ka fuqinë dhe forcën që ndryshon gjithçka e jo lideri”, ka përfunduar analisti politik, Ali Hertica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test