Millaku: Thaçi po mundohet të tregojë se në Kosovë “ligjin e bën Maliqi” - Bota Sot
Millaku: Thaçi po mundohet të tregojë se në Kosovë “ligjin e bën Maliqi”

Politika

E diel, 21 tetor 2018

Millaku: Thaçi po mundohet të tregojë se në Kosovë “ligjin e bën Maliqi”

Nga: D.RR Më: 21 shtator 2018 Në ora: 22:51
Drita Millaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, e quan për “Bota sot” akrobacion të radhës veprimin e Thaçit për t’iu drejtuar Kushtetutës.

“Thaçi e dinë se nuk ka bazë ligjore për veprimet që po i merr në relacion me idenë e shkëmbimit, ndryshimit, demarkimit, korrigjimit e nuk di çka tjetër . Akrobacioni i fundit i Thaçit për t'iu drejtuar Kushtetues është loja tjetër që vetëm njerëz si ai din ta bëjnë”, ka thënë Millaku.

Ajo shton tutje se lojëra të tilla e kanë lënë Thaçin në politik ende dhe më këtë, ai ka shkelur autoritetin e Kuvendit.

“E dimë shumë mirë se me lojëra të tilla deri tani Thaçi ka mbetur në politik. Në fakt këtu dilema nuk ka dhe është fakt se Thaçi e ka shkelur autoritetin e Kuvendit duke u munduar qe me konferenca për shtyp t’i jap vetit legjitimitet për një dallavere me Serbinë. Me lëvizjet e fundit ai po mundohet të tregoj se në Kosove “ligjin e bën Maliqi”, është shprehur Millaku për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test