Ky është numri i veteranëve, sipas ish- ushtarit të UÇK-së

Politika

Ky është numri i veteranëve, sipas ish- ushtarit të UÇK-së

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 22 shtator 2018 Në ora: 22:02
UCK

Ish- luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefki Abullahu, ka folur për “Bota sot”, rreth numrit të veteranëve të vërtetë dhe mënyrës se si Prokuroria mund t’i hetojë veteranët e rrejshëm.

Abdullahu ka thënë se veteranët e rrejshëm duhet të dënohen me ligj, ndërsa sipas tij, numri i saktë i veteranëve sillet deri në 25000.

"Tani zgidhja e problemit aktual konsideroj fillon kështu: Pjesëtarët të cilët janë regjistruar dhe pajisur me kartela identifikimi dhe janë në listën e evidenca në KFOR, IOM dhe SHPTMK!, faktikisht janë pjesëtarë të UÇK-së dhe me automatizëm nga ky numër dalin se këta janë veteranë të verifikuar...Të tjerët të cilët kanë aplikuar dhe i ka miratuar Komisioni i përcaktuar nga Qeveria e Kosovës, të verifikojë Prokuroria dhe të vendosë Gjykata përkatëse e Kosovës bazuar në ligjin për veteranët dhe kjo çështje mbyllet besoj mirë dhe drejt. Prokuroria dhe gjykata duhet të mirren me ata veteranë të cilët dyshohet dhe pas hetimeve vërtetohet se nuk kanë qenë veteranë të vërtetë dhe të dënohen sipas ligjit në fuqi”, ka thënë Abdullahu.

Image
Shefki Abdullahu

Numri i veteranëve të UÇK-së, vazhdon të jetë i diskutueshëm dhe njëkohësisht i ndryshueshëm. Që nga mbarimi i luftës në Kosovë, numri i veteranëve ka shënuar rritje, numër ky i cili kishte sjellë shqetësim edhe të ndërkombëtarëve.

Gjersa, kryeministri Ramush Haradinaj pohon se në UÇK kishte mbi 50 mijë- 60 mijë, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se në UÇK nuk ka pasur më shumë se 15 mijë.

Ish- ushtari i UÇK-së, Shefki Abdullahu, është shprehet se numri maksimal i veteranëve është deri në 25000.

“Emri i veteranëve fillon nga numri i evidetuar sa ishte gjatë regjistrimin nga IOM, KFOR dhe SHP i UÇK-së, ku janë pajisur me kartë identifikimi diku 16000 deri në 17000. Pastaj duhet verifikuar ata që u demobilizuan menjëherë pas luftës, në mes të muajit qershor 1999 dhe ky numër duhet verifikuar me shumë kujdes ku besoj se nuk do e kalon numrin maksimal deri në 25000”, ka deklaruar Abdullahu.

Pas skandalit me listat e veteranëve, shumë veteranë të vërtetë kanë filluar të deklarohen se nuk janë të interesuar për statusin e veteranit, dhe kjo sipas Abdullahut, nuk duhet të bëhet.

Ai është shprehur se veteranët e vërtetë e dinë kush është i rrejshëm dhe duhet të flasin.

“Veteranët e vërtetë nuk duhet hequr dorë nga veterani, por të vazhdojnë të jenë krenarë dhe kurdo që u kërkohet nga prokuroria që të dëshmojnë për veteranët mashtrues, të tregojnë dhe dëshmojnë të vërtetën dhe pikërisht veteranët e vërtetë dinë të tregojnë ata të cilët figurojnë në njësitë e tyre, a ne realitet nuk kanë qenë”, ka përfunduar Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat