Ish gazetari i luftës rrëfen takimin me ushtarin e plagosur të UÇK-së

Politika

Ish gazetari i luftës rrëfen takimin me ushtarin e plagosur të UÇK-së

Nga: Albulenë Muji Më: 23 shtator 2018 Në ora: 13:55
Rexhep Shahu

Ata që duan të minimizojnë titujt, meritat dhe bëmat e ish Ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Ahmet Krasniqi, sipas ish gazetarit të luftës, Rexhep Shahu, zvogëlojnë veten e tyre dhe  zvogëlojnë Kosovën.

“Ata që duan të minimizojnë titujt, meritat dhe bëmat e ministrit të mbrojtjes të Kosovës zvogëlojnë veten e tyre, zvogëlojnë Kosovën, qëndresën e saj, institucionet e saj, duan ta lënë Kosovën në suaza fisesh, krahinash, rajonesh. Askush nuk e ka patur fuqinë, autoritetin, nderimin e respektin si ministri Ahmet Krasniqi e figura të tilla si Sali Çekaj. Autoritet kishin njerëzit autoritare, njerëzit që kishin spikatur në jetën e tyre me bëmat e veprimet e tyre dhe nuk mund te kishin autoritet moral publik anonimet sado të trimëronin me mua kafeneve të Kukësit, Hasit e Tropojës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka rrëfyer edhe historitë  e ndodhur në spitalin e Tropojës, gjatë qershorit 1998, ku Shahu gjatë kësaj kohe raportonte nga spitalin e Tropojës, ku ka treguar bisedën e tij me një ushtarë të UÇK-së.

“Minimizuesve e zvogëluesve të përmasave të ministrit Krasniqi po ju kujtoj një histori e ndodhur në spitalin e Tropojës me 4 ose 5 qershor 1998. Unë nuk i kam më të dëgjuara historitë e mia të luftës  ,por kam qenë dëshmitar në vendngjarje. Isha gazetar me mikrofon në dorë në spitalin e Bajram Currit. Atë ditë udhës për Tropoje ishin lindë 4 bebe të reja në kushte të rënda por nënat ishin gjallë e bebet ishin gjallë. Njërin bebe e pagëzuan Çlirim. Por po ju tregoj diçka tjetër. Një ushtari të UÇK po i pritej këmba, nuk kishte shërim prej një gangrene, por ai nuk e dinte se çfarë do ta gjente. Si je, e pyes. Paj mire jam bre Rexh veç po me vonojnë këta të spitalit. Pse po te vonojnë, çfarë halle ke, e pyes unë. Paj me u kthye burrë, me u kthye në luftë, me shkue në luftë të shokët. Shërohu njëherë, se ke kohë për lufte, do të jetë luftë e gjatë, i them unë. E gjatë e shkurt, na ka gjetë kjo luftë Rexh e na duhet me e ba këtë luftë, nuk ka kohë për Kosovën ma. Shihja lëvizjet e mjekeve e infermiereve në atë rrëmujë, në atë presion të jashtëzakonshëm prej pacienteve të ardhur nga Kosova. Por për çudi, që nuk ma beson askush, unë i konsideroja një, si të ardhurit si vendasit sepse në fakt ata ashtu ishin e ashtu e konsideronin veten e tyre. Ata flisnin me njeri tjetrin sikur ishin ndarë para një muaji e jo para gjysmë shekulli. Me ka je, e pyes, për të hequr mendjen nga ajo që me thanë se i duhet prerë këmba dhe duhet nisë urgjent për Tiranë... Me Kosovën burrë. Po të pyes me çfarë partie je se e di se je me Kosovën. Me Rugovën burrë, tan jena me Rugovën, me LDK. Si me LDK-në Paj tan Kosova është LDK burrë, tan ushtarët janë me Rugovën e LDK.... “, ka rrëfyer Shahu për “Bota sot”.

Në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ai ka thënë se sot në kohën e pushtetin e komandantëve le të bëjnë çfarë të duan, pasi që Ministri i mbrojtjes se Kosovës Ahmet Krasniqi, ishte ministër i Republikës së Kosovës.

“Mendoj se është e mjaftueshme me tregue gjendjen në kohën e luftës e sot në kohën e pushtetin e komandantëve le të bëjnë çfarë të duan. Ministri i mbrojtjes se Kosovës Ahmet Krasniqi, ishte ministër i Republikës së Kosovës ani se në këtë republikë disa komandantë bënë luftë me armë me ia marrë pushtetin Ibrahim Rugovës”, ka përfunduar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat