Deputetja e grupit parlamentar të NISMA-së, Albulena Balaj-Halimaj, në një përgjigje për “Bota sot” ka komentuar qeverisjen një vjeçare të kryeministrit Haradinaj, duke theksuar se të qenurit pjesë e koalicionit nuk të bën të bindesh për çdo gjë.
Ajo mendon se debati brenda parterëve të koalicionit është i domosdoshëm.
“Të qenurit pjesë e koalicionit nuk të bën të bindesh për çdo gjë. Debati brenda partnerëve të koalicionit është i domosdoshëm”, është përgjigjur deputetja e NISMA.
Bashkëpunimit të NISMA-së me parterët qeverisës, mund t’i vie fundi nëse vet parterët lodhen nga debati dhe nuk gjejnë zgjidhje, ka shtuar më tej Albulena Balaj-Halimaj.
“Në momentin kur partnerët lodhen nga debati atëherë është koha për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre! Prandaj mendoj se debati është parakusht për marrjen e vendimeve të duhura”, ka shtuar ajo për “Bota sot”.