Thaçi heshtë përballë akuzave të familjarëve të të vrarëve për motive politike

Politika

Thaçi heshtë përballë akuzave të familjarëve të të vrarëve për motive politike

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 27 shtator 2018 Në ora: 21:01
Intelektualët e vrarë paslufte

Ditët e fundit janë shpeshtuar akuzat në drejtim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me vrasjet politike të paslufts në Kosovës.

Sipas Gani Gecit, Esat Gecit, Shpëtim Hajdarajt, djali të ish deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, Kastriot Imerit, djalit të veprimtarit të Haki Imerit, presidenti Thaçi është i përfshirë në vrasjet politike që ndodhën në Kosovë.

Ish- deputeti i LDK-së, Gani Geci, haptas para medieve e publikut drejtoi gishtit në presidentin Thaçi si urdhërdhënës i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, pikërisht në ditën kur koloneli po rivarrosej në Prishtinë.

Rrebeshi i akuzave ndaj Presidentit

Madje, Geci ka thënë se Thaçi po mundohet t’i ikë Gjykatës Speciale, duke nderuar heronjtë.

“Hashim Thaçi urdhërdhënës për vrasjen e Ahmet Krasniqit, duke u munduar t’i ikë Gjykatës Speciale po mundohet t’i nderoj heronjët. Unë dhe Thaçi do të takohemi në Gjykatën Speciale”, ka thënë Geci.

E djali i ish deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, Shpëtimi, ka akuzuar të parin e vendit, Hashim Thaçin për vrasjen e babait të tij, dhe jo vetëm.

“Një popull , nuk mund t'i nënshtrohet një njeriu (si i dyshuari kryesor për vrasjen e kundërshtarëve politik , njëri ndër ta edhe ajo e Smajl Hajdarajt)”, ka shkruar Hajdaraj në Facebook.

Pjesë e atyre që po e akuzojnë presidentin Thaçi si vrasës, u bë edhe Esat Geci, vëllai i Gani Gecit, i cili pas deklaratës së këtij të fundit, shkroi në Facebook se Hashim Thaçi është përgjegjës për të gjitha vrasjet politike që ndodhën pas luftës.

Ndërsa i biri i të ndjerit Haki Imeri, Kastrioti, e ka quajtur quan mashtrues presidentin Thaçi, duke shkruar se “...kjo ka qenë e ditur se urdhërdhënësi nuk i zbulon vrasësit”.

“Prej akademisë për shpalljen dëshmor nga Presidenti Hashim Thaçi të babait tonë Haki Imeri dhe deklaratave të tij shterpe dhe mashtruese për zbulimin e vrasësve dhe urdhërdhënësve nuk ndodhi asgjë. Kjo ka qenë e ditur se urdhërdhënësi nuk i zbulon vrasësit as në rastin e vrasjes së babait tonë Haki Imeri, as ne rastin e Ahmet Krasniqit dhe as në rastet tjera të vrasjeve politike. Ne kemi besim të plot në Gjykatën Speciale, e cila do ta thotë fjalën e vet në lidhje me vrasjet politike”, shkruan Kastriot Imeri.

Presidenti pa përgjigje

Ndaj këtyre akuzave të shumta, presidenti i vendin Hashim Thaçi ka zgjedhur heshtjen.

Gazeta “Bota sot”, ka dërguar pyetje me shkrim në zyrën e presidentit për t’u informuar se a do të ketë reagim presidenti Thaçi ndaj këtyre akuzave, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Ai po vazhdon që të lobojë për idenë e tij që Presheva t’i bashkohet Kosovës, derisa për Gjykatën Speciale që nga iniciativa për shfuqizimin e saj nuk e ka thënë as edhe një fjalë.

Maxharraj: Shtabi i ashtuquajtur “Rogner”, u gëzua në vrasjen e kolonel Krasniqit

Image
Binak Maxharraj

Prof. Dr. Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot” thotë se, shtabi i ashtuquajtur “Rogner”, u gëzua në vrasjen e kolonel Krasniqit. Madje ai akuzon Fatos Klosin si organizator i vrasjes së tij.

“Populli jonë e ka një të bukur kur thotë: t’u e nxjerrë një kashtë dalin gjashtë. U deshën rrafsh 20 vjet të pritet që të sjellin në Kosovë për t’u rivarrosur eshtrat e Heroit të kombit Ahmet Krasniqi i cili pikërisht më 21 shtator 1998 u vra pabesisht dhe mizorisht në pritë nga falangat e LPK dhe të SHISH të Shqipërisë me në krye faqeziun Fatos Klosin të tubuar ne Shtabin e Rognerit. U vra se e deshi lirin e Kosovës, u vra sepse deshi unifikimin e faktorit të luftës, përkundër asaj qe rrogzinat e LPK donin përçarje, donin vëllavrasje e jo luftë me Serbin, të cilët edhe nuk deshën që të zbatohet Marrëveshja e Oslos. Në varrimin e tij nuk mori pjesë askush nga Shtabi i Rognerit edhe pse atë ditë ishin atje dhe i gëzoheshin kësaj vrasje makabre. Pikërisht këtu fillojnë edhe krimet e luftës së shqiptarëve midis veti, për të vazhduar pastaj me intensitet edhe më të madh pas luftës, kur u vranë mbi 1850 shqiptarë nga falangat faqezeza shqiptare të cilat silleshin me maska nëpër tërë Kosovën për t’i gjetur viktimat e tyre, për t’i gjetur kundërshtarët e tyre politik”, ka thënë ai.

Ai e quan vrasje të dytë ceremoninë e rivarrimit të Kolonel Krasniqit, pasi sipas tij, kjo u bë nga persona në të cilët Maxharraj dyshon se kanë gisht në vrasje.

“Kthimi i eshtrave të Heroit Ahmet Krasniqi dhe rivarrimi i tyre me ceremoni institucionale është në të vërtet “vrasja e dytë” e Heroit, sepse kjo u bë nga persona që dyshojë se kanë dorë në këtë vrasje. Ishte ironike, e poshtër dhe jo njerëzore t’i shohësh anëtarët e Shtabit të Rognerit se si shtiheshin të urtë këto egërsira të dikurshme gjatë kësaj ceremonie, duke e lavdëruar për meritat e tij në luftë. Por, kjo ngjarje nxori në pah edhe diçka tjetër që e tronditi opinionin e gjerë kur gjatë varrimit doli haptas Gani Geci dhe direkt në TV e sulmojë e akuzoi pikërisht Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se ai vet ka dhënë urdhër për vrasjen e Ahmet Krasniqit, duke shtuar se Hashim Thaçi është përgjegjës dhe ka dhanë urdhër për krimet politike të pas luftës në Kosovë, bile ai e akuzon atë se ka dhënë urdhër edhe për vrasjen e Bekim Kastratit, Bekim Dajakun, etj. Kurse djali i Haki Imerit dhe djali I deputetit Smajl Hajdaraj po ashtu e apostrofojnë Hashim Thaçin qe ka dhanë urdhër për vrasjen e tyre. Apostrofime për përfshirjen e Hashim Thaçit kanë dhanë dhe Nazmi Bllaca e Naim Miftari, pra këta njohës të rrethanave të luftës. Po e përfundoi me një thënie tjetër te popullit: aty ku lëvizë dushku ka diçka. Pra, edhe të gjitha këta prononcime dhe apostrofime për urdhrat e Thaçit në vrasje, mund te ketë diçka sepse askush nuk fletë kot, askush nuk ia fut kot, askush nuk ka të drejtë të akuzon dikën pa fakte, bile Gani Geci e ftoi haptas Hashim Thaçin që të ballafaqohet ne Gjykatën Speciale në Hagë, që për të gjitha këto të ballafaqohet haptas. Sjellja e Presidenti Thaçi rreth dialogut me Serbinë ku dëshiron që të bëjë rrafsh çdo gjë që ka te bëjë me Kosovën, bile edhe me ndarje, këmbim, korrigjim territoresh pa e detyruar askush, pa mandate të Parlamentit dhe të popullit, vërtetë të lenë me kuptu së ky njeri ka një zor të madhe që mundohet të nxirret disi nga ky rreth vicioz në të cilin ka renë”, ka thënë më tutje ai.

Zogaj: Organet e drejtësisë duhet të hetojnë akuzat

Image
Skënder Zogaj

Këto akuza për Thaçin, i komenton për “Bota sot” ish bashkëpunëtori i ngushtë i kolonel Ahmet Krasniqi, Skënder  Zogaj, i cili thotë se çështja e vrasjeve politike ka kapërcyer çdo kufi, pasi që 20 vjet flitet për këto vrasje, ndërsa institucionet siç thotë ai, i mbajnë “veshët në lesh”.

“Çështja e vrasjeve politike ka kapërcyer çdo kufi, sepse qe 20 vjet flitet e shkruhet dhe bëhen denoncime te parreshtura publike, ndërsa organet e drejtësisë i mbajnë “veshët në lesh” dhe nuk e kryejnë detyrën elementare të tyre, sepse edhe akuzat janë vepra që duhet të trajtohen”, thotë Zogaj.

Nëse do të ndodhte hetimi i vrasjeve, një ditë ato do të zbardheshin, thekson Zogaj duke thënë se kundërpërgjigjet e Thaçit në këto akuza që po i bëhen, nuk kanë kurrfarë vlere reale.

“Nëse kjo do të ndodhte, kaherë do të kishim zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike! Pra organet e drejtësisë duhet të hetojnë akuzat e jo të akuzuarit! Kjo është mënyra e jo kundërpërgjigjet e presidentit Thaçi, sepse, përgjigjet e personale të Thaçit nuk kanë kurrfarë vlere reale! Ligji dhe vetëm ligji duhet të veprojë”, është shprehur Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat