Vendosmëria e Thaçit për korrigjim të kufijve po i huton edhe ndërkombëtarët

Politika

Vendosmëria e Thaçit për korrigjim të kufijve po i huton edhe ndërkombëtarët

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 28 shtator 2018 Në ora: 18:38
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se ka marrë bekimin e plotë amerikan për marrëveshjen finale me Serbinë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe demarkimit të plotë me të.

Thaçi këto komenti i bëri në një konferencë për media pas kthimit të tij nga New York dhe Uashington gjatë punimeve të Asamblesë së Oranizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ky bekim i plotë amerikan për marrëveshjen finale me Serbinë që e përmend Thaçi, sipas analistëve politikë, është si pasojë e hutimit të bashkësisë ndërkombëtare me zhvillimet e fundit rreth kufirit.

Analisti politik, Skender Zogaj, ka thënë për “Bota sot”, se zhvillimet e fundit me kufirin janë ngatërruar, sa që as vetë Thaçi nuk e dinë sesi qëndron puna.

Image
Skender Zogaj

Ai është shprehur se bashkësia ndërkombëtare është e hutuar me vendosmërinë e Thaçit për “korrigjimin e kufijve”, prandaj verbalisht po e mbështetë marrëveshjen e supozuar.

“Tashmë zhvillimet rreth kufirit me Serbinë janë ngatërruar aq shumë saqë as vetë Presidenti Thaçi nuk e din se si qëndron puna dhe çfarë do të ndodhë! Kam bindjen se edhe vetë bashkësia ndërkombëtare është e hutuar me vendosmërinë e Thaçit për “korrigjimin e kufijve”, prandaj verbalisht po e mbështetë marrëveshjen e supozuar, sepse marrëveshje konkrete ende nuk ka! Skenar presidencial mund të ketë dhe mbetet të shihet çfarë është”, ka thënë Zogaj.

Në konferencën e mbajtur sot, Presidenti Hashim Thaçi ka thënë gjithashtu se nëse nuk janë të bashkuar liberalizimi i vizave mund të shtyhet për vitin 2020.

“Thërras të gjithë politikanët dhe partitë politike në vend që të kemi në kontinuitet dhe qëndrim të përgjegjshëm e të disiplinuar që me një zë të flasim për domosdoshmërinë e arritjes së liberalizimit të vizave në një afat sa më të shkurtër kohor prej disa muajsh. Në takim e shumta që kam pas në NeW York me zyrtarë më të lartë të Bashkimit Evropian kemi marr porosi shumë të qartë.  Nëse ne si politikanë të Kosovës nuk do të jemi të bashkuar për këtë temë, për liberalizimin e vizave dhe të argumentojmë qartë plotësimin e të gjitha kritereve që i kemi arritur deri më tani dhe që ta mbrojmë dhe afirmojmë progresin dhe suksesin e Kosovës në takime me ndërkombëtar, nëse ndodh  e kundërta atëherë ne do rrezikojmë këto të arritura që i kemi pasur deri më tani, apo i gjithë procesi mund të shtyhet për vitin 2020”, ka shtuar ai.

Zogaj duke komentuar këtë deklaratë të Thaçit, ka thënë se liberalizimi nuk varet nga partitë politike, por nga plotësimi i standardeve të BE-së.

“Sa i përket liberalizimit të vizave mendoj nuk ka aspak të bëjë me unitetin e partive politike, sepse liberalizimi është i varur nga plotësimi i standardeve të BE-s dhe ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe luftimin e krimit e jo me kufijtë, që me integrimin në BE, e humbin funksionin”, ka përfunduar Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat