Protesta, një shpresë qytetarie! Skenari i çlirimit dhe revolucioni i paqës!

Politika

Protesta, një shpresë qytetarie! Skenari i çlirimit dhe revolucioni i paqës!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 28 shtator 2018 Në ora: 22:44
Pamje nga protestat e viteve 80-ta dhe të pasluftës

Nesër, Kosova do të përballet ndoshta me protestën më të madhe që nga çlirimi i Kosovës.

Qytetarët e Republikës së Kosovës, përveç atyre të cilët kanë lindur në vitet e luftës e këndej, të tjerët e kujtojnë mirë kohën e luftës në Kosovë.

Demonstratat e viteve 80-ta, ishin pikënisja e çlirimit të Kosovës.

E tash afër 20 viteve pas çlirimit të Kosovës nga okupatori fashist serbo-rus, qytetarët e Kosovës, rinia e pasluftës po përballet për herë të parë me njërën prej protestave më të mëdha të cilat janë një shpresë se Kosova po çlirohet nga kapja e shtetit nga politikanët tanë.

Gjatë kohës së para luftës, ishin studentët shqiptar ata të cilët i dhanë jetë Kosovës. Ata që u sakrifikuan për atdheun dhe dolën në ballë të armikut.

Atëherë kur nuk kishte parti politike, por kishim liderët atdhedashës, si dr. Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin, e shumë profesorë, akademikë të tjerë të cilët bashkë me protestuesit e asaj kohe filluan hapin e parë që Kosova të shkoj drejt çlirimit.

Askush nuk e ka paramenduar se edhe kur të çlirohemi nga pushtuesi serb, të cilët në shekullin XX, temrruan botën me masakrat dhe gjenocidin e tyre ndaj shqiptarëve, qytetarët shqiptar, sidomos të lindurit pas çlirimit të dalin dhe të protestojnë për një jetë më të mirë. Të protestojnë kundër udhëheqësve shqiptar, të cilët me votën e popullit të pamenduar fare mirë u zgjodhën.

Kosova, si asnjëherë më parë është në rrezik nga vet shqiptarët. Nga udhëheqësit tanë, të cilët me vëtdije po e rerzikojën sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, i cili ishte përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u përballën direkt me armikun serb, sot proklamon “marrëveshje të dhimbshme” me shtetin fashist serb.

Presidenti i vendit, është i gatshëm që për të shpëtuar vetën nga shumë pisllëqe të cila ti ka bërë kundër Kosovë, të bëjë pazare në dëm të shqiptarëve, në dëm të Kosovës e cila u fitua me gjakun e derdhur të shumë çlirimtarëve tanë.

Për fajin e presidentit Thaçi, Kosova do të përballet me një Gjykatë Speciale, kundër vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duhet ta cekim se, UÇK-ja është vlera më sublime në epokën e fundit që shqiptarët kanë mundur të bëjnë. Ata sot, do të përballen me një Gjykatë e cila është kryekëput për shkak të fajit të presidentit Thaçi dhe klanit të tij politik.

Këta dështuan aq shumë pas veprave të cilat dyshohen që i kanë kryer kriminale, kapën insitucionet e drejtësisë në Kosovë, Prokurorinë, Gjyqësinë dhe arrestojnë ë dënojnë këdo që ua prek interesat e tyre personale dhe klanore.

Pas shumë krimeve që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, të cilat janë mbetur edhe të msitershme, jo pse nuk mund të zgjidhen, por pse i gjithë sistemi i drejtësisë është i përfshirë në këto krime, si në vrasje, në zhvatje, në krim të organizuar e çka jo tjetër.

Të paktën kështu kemi pronocnime nga shumë personalitete në Kosovë, madje kemi pasur edhe prej ndërkombëtarëve kritika të tilla.

E kjo vrehet më së miri se marrëveshjet me Serbinë në dëm të Kosovës, po bëhen për të shpëtuar kjo kastë politike e cila ka punuar më keq sesa krimineli serb i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Planet serbe të Millosheviqit sot lirishit mund të kryhen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëse ky i fundit nuk ndalet prej shqiptarëve.

E për tu ndalur Thaçi duhet që të shtunën i madh e i vogël, të gjithë ata që e duan kombin shqiptar, që e duan Kosovën, që e duan lirinë e tyre të dalin në protestë për një Revolucion i cili mund të na sjellë shpresë në Kosovën tonë 20 vite pas çlirimit prej Serbisë.

Është vet presidenti Thaçi që dikur ka deklaruar që asnjëherë nuk ka marrë pjesë në luftë, e bashkë me Thaçin kemi dhjetëra komandantë të tillë. Mirëpo në listën e veteranëve të UÇK-së, kemi rreth 60 mijë të tillë, e që normalisht për të rritur ndikimin e tyre politik këta duan edhe vlerën e UÇK-së, ta mohojnë, ta zbehin, të shkelin mbi gjakun e ushtarit i cili është vrarë në ballë të frontit kundër armikut. Ta shkelin gjakun e Familjes Jashari, gjakun e Zahir Pajazitit si njëri prej themeluesëve të Ushtrisë, ta shkelin gjakun e Tahir Zemës që e vranë pas shpinës në Kosovën e çliruar. Këta po shkelin edhe mbi gjakun e atyre që i vranë në luftë në tradhti, po e shkelin gjakun e Kolonelit Ahmet Krasniqit i varë në Tiranë. Gjaku i tij u shfaq pikërisht nga urdhërat e pushtetarëve aktual, të paktën kështu kemi akuza dirkete se ishte pikërisht presidenti Hashim Thaçi i cili ka dhënë urdhër për vrasjen e Kolonelit.

Por, këta nuk u ndalen me kaq, këta vazhdun të shkelin edhe mbi gjakun e vëllezërve të tyre, si kryeministri Ramush Haradinaj, që dha shumë nga familja e tij për lirinë e Kosovës.

Por, skenari i çlirimit, i së shtunës ka edhe një rrezik të madh. Nëse protestat ndalojnë dhe nuk e kanë efektin e duhur, atëherë është një plus i madh për presidentin Hashim Thaçi.

Andaj, protestat duhet me vazhdu edhe pse LDK-ja nuk po e përkrah këtë. E me këtë LDK-ja po dëshmon se krerët e kësaj partie janë të shantazhuar pë veprimtarinë e tyre të dyshimt me Thaçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat