Populli i Kosovës proteston kundër zhbërjes së shtetit

Politika

Populli i Kosovës proteston kundër zhbërjes së shtetit

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 29 shtator 2018 Në ora: 08:16
Protesta, foto arkiv

“Protesta ka për qëllim të tregojë vullnetin e popullit të Kosovës kundër pazareve me territorin e Kosovës. Thaçi duhet ndalur me çdo kusht dhe besoj se sot do të jetë vetëm mesazhi i parë që populli do t'ia jep atij. Nëse nuk zbrapset, Kosova do të demonstrojë masovikisht se do të ndalojë zhbërjen e shtetit”, thotë Zogiani për gazetën “Bota sot”.

Kosova dhe Prishtina do të jenë më ndryshe sesa zakonisht.

Nga e gjithë Kosova, qytetarët do të vërshojnë drejtë Prishtinës, për në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe shoqëria civile e ku pritet  të marrin pjesë të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët janë kundër kësaj Qeverie dhe konkretisht kundër presidentit Hashim Thaçi, i cili dëshiron të bëjë marrëveshje me Serbinë në dëm të sovranitetit të vendit.

Protesta pritet të jetë madhështore, ta paktën kështu kanë deklaruar protagonistët e organizimit të saj.

Image
Avni Zogiani

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se, qëllimi i protestës është të tregojë vullnetin e popullit kundër pazareve që po bëhen me territorin e Kosovës.

Zogiani: Thaçi duhet të ndalet me çdo kusht

Kjo protestë do të jap mesazhin e parë të saj që Thaçi të ndalohet, thekson ai, duket shtuar se, nëse ndodh e kundërta Kosova do të demonstrojë masaovikisht.

“Protesta ka për qëllim të tregojë vullnetin e popullit të Kosovës kundër pazareve me territorin e Kosovës. Thaçi duhet ndalur me çdo kusht dhe besoj se sot do të jetë vetëm mesazhi i parë që populli do t'ia jep atij. Nëse nuk zbrapset, Kosova do të demonstrojë masovikisht se do të ndalojë zhbërjen e shtetit”, thotë Zogiani për gazetën “Bota sot”.

Kryetari i Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia përmes një postimi në Facebook ka thirrur të gjithë qytetarët e Kosovës që sipas tij, të tregojmë fytyrën e vërtetë qytetare e të dinjitetshme të popullit të Kosovës.

Vlerat e Kosovës nuk po i përfaqësojnë politikanët në pushtet sipas tij, e kjo është detyrë e qytetarit t’i tregojë botës se nuk jemi si ata.

“Nesër në ora 14:00, me pak angazhim, me pak kohë, në protestën paqësore, kemi mundësinë unike për bashkim. Kosova mundet më mirë dhe meriton më mirë. Kemi mundësinë unike që me qytetari, dinjitet dhe me kulturë të tregojmë fytyrën e vërtetë qytetare e të dinjitetshme të popullit të Kosovës. Ata që për momentin na përfaqësojnë, nuk përfaqësojnë këto vlera. Është detyrë qytetare që ti tregojmë botës se ne nuk jemi si ata”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”.

Maxharraj: Presidenti e ka marr rrugën e Don Kishotit

Analisti politik Binak Maxharraj pohon se, kohë të vështira kanë ardhur në Kosovë.

Sipas tij, jeta politike në Kosovë është ndalë, është aq e ngatërruar sa që as dreqi nuk mund t’i bie në fije.

“Asgjë nuk funksionon. Qeveria me plotë skandale, Kuvendi është i bllokuar tërësisht, më shumë më fajin e Krye parlamentarit të cilit edhe po i shkon përshtatë një situatë e tillë. Nga ana tjetër presidenti n’shah n’vedi e ka marr rrugën e Don Kishotit, i cili pa e pyet askënd, në krye n’vehte, pa pëlqimin e askujt, as të Parlamentit e as të popullit po hapë kapituj të rrezikshem për ta shaktërru esencën dhe ekzistencën e shtetit. E ka qitë Kosovën në Pazar për shitje. Pra kohë të vështira janë këto. Shteti është në rrezik të shkatërrohet, të shthurët, sepse të shikosh se si shteti është kapë nga mafia dhe bandat politike, të shikosh së si këto banda vjedhin dhe keqpërdorin çdo gjë, bëhen milioner brenda natës, të shikosh se si ndodhin skandale në nivelet më të larta të shtetit, siç është tentimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të shikosh se si kidnapohën në pikë të ditës qytetarët turq dhe deportohen me dhunë në Turqi dhe askush nuk jap përgjegjësi dhe të shikosh së si para syve tu po bëhen plane nga Presidenti për copëtimin e Kosovës, etj”, thotë Maxharaj për gazetën “Bota sot”.

Image
Binak Maxharraj

Ai thekson se, po t’i shikosh të gjitha këto, e shumë të tjera e të mos ndërmarrësish asgjë, të mos protestosh, atëherë ose je pjesë e këtyre marifeteve ose je totalisht i çmendur.

“Duhet të ndërmerret diçka, duhet të lëvizë diçka, të ndalën këto maskarallëqe të pista të pushtetarëve tanë, sa nuk ka marrë fund shkatërrimi total i shtetit. Opozita e ka fjalën, sepse nga pozita nuk pritet asgjë, ajo është pajtuar me çdo gjë, bile edhe ta ndanë dhe të copëtojë shtetin, asaj i intereson veç pushtetit. Opozita është ajo e cila duhet të ngritë zërin kundër kësaj të keqe, kundër ideve të Presidentit për copëtimin dhe korrigjimin e kufijve. Por, fatkeqësisht nuk kemi një opozitë unike, të bashkuar për t’i ndalë këto procese të këqija. Nga opozita është vetëm LVV e cila nuk pajtohet më një gjendje të tillë të situatës në Kosovë, e cila mendon se vetëm me protesta mund të ndalet copëtimi i Kosovës nga Presidenti i saj. Por, çuditërisht LDK po heshtë, bile ka dalë hapet se është kundër protestave çka nuk i banë mirë vetë asaj. Më fjalë tjera LDK haptas po rreshtohen ne anën e atyre që po duan ta copëtojnë Kosovën”, shton ai.

Maxharraj: LVV në këto protesta nuk është e vetme

Ai tutje thotë se, nga opozita protestat po kundërshtohen edhe nga PSD-ja e cila po etikohet si bishta të PDK-së.

“Pra, ka mbetur e vetme LVV që të protestoi me 29 shtator 2018, sepse sipas kësaj kjo është e vetmja rrugë dhe mundësi, për ta shprehur pakënaqësinë, revoltën dhe padëgjueshmerinë gjithë popullore, kundër këtij pushteti të korruptuar, kundër këtij Presidentit i cili me vetëdije po donë të ia futë thikën pas shpine Kosovës për ti kënaqë ata që deri dje na torturuan dhe na vranë. Por, LVV në këto protesta nuk është e vetme, në protesta do të dalin edhe anëtarësia e LDK e cila kësaj radhe nuk do të dëgjoi Kryesinë e kalbur të saj, bile do të protestojnë edhe deputet të kësaj partie, do të dal në protesta shoqëria civile, do të del i gjithë populli i cili atë ditë do të protestoj në mbrojtje që Kosova të mos ndahet. Do të jetë një protestë masive e qetë dhe e dinjitetshme për t’i ndalë të gjithë keqpërdoruesit e shtetit. Do të protestohet për ti treguar edhe opinionit ndërkombëtar se Kosova me këta matrapazët e vetë po e shtynë Kosovën në një errësirë nga e cila duhet të ndalët”, potencon Maxharraj.

Kufijtë e Kosovës nuk guxojnë të korrigjohen as të copëtohen

Ai pret një protestë të madhe, një protestë masovike, ku do te marrin pjesë shumë qytetarë nga e tërë Kosova e më gjerë për të ndalë rrezikun që po i kanoset nga vetë njerëzit e vetë të korruptuar.

“Protesta do të këtë sukses, do të dërgoi mesazh të qartë se askush nuk ka të drejtë të luaj me fatin e Kosovës, askush nuk ka të drejtë të luaj me kufijtë e saj, sepse kufijtë e saj janë të pacenueshëm dhe të mbrojtur me Kushtetutën e saj. Nga këto protesta më së shumti do të fitojë Kosova, sepse botës do ti bëhet e qartë se kufijtë e Kosovës nuk guxojnë të korrigjohen as të copëtohen. Fituesja më e madhe, natyrisht së do të del LVV e cila me këto protesta edhe do të matët fuqia e sajë politike pas ikjes se rebelëve të saj të cilët tashti janë bë bishta të PDK. Por humbësit më të mëdhenj do të jenë koalicioni PAN, sepse ha para po rreshtohet në anën e së keqes, po rreshtohet në anën e atyre që nuk po ia donë të mirën Kosovës, po rreshtohen në anën e atyre që haptas po donë me e nda dhe copëtuar Kosovën. Por, humbëse do të jetë edhe LDK, sepse anëtarësia dhe elektorati i saj që besoj se shumica do ti bashkohen protestave, nuk po mund të kuptoj se si është e mundur që LDK të rreshtohet në krahë me ata që po donë me e copëtuar Kosovën. Kjo, fortë bile fortë do ti hakmerret në zgjedhjet e ardhshme të cilës elektorati me siguri do të ia kthej shpinën”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat