Deputetja e VV-së: Ata të cilët dëshirojnë të prishin protestën nuk ...

Politika

Deputetja e VV-së: Ata të cilët dëshirojnë të prishin protestën nuk ...

Nga: A.M. Më: 29 shtator 2018 Në ora: 10:11
Ilustrim

Tashmë gjithçka është gati për protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër idesë së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e territoreve.

Image
Drita Millaku

Lidhur me  protestë paqësore me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, deputeteje e VV-së, Drita Millaku në një bisedë me “Bota sot” ka thënë se kanë vërejtur nga qytetarët interesim për të marr pjesë në protestë.

“Gjatë këtyre ditëve të angazhimit tonë në tubimet thirrëse për të marr pjesë në protestë kemi vërejtur një interesim të jashtëzakonshëm për pjesëmarrje”, ka deklaruar ajo për “Bota sot”.

Gjithashtu, deputetja e VV-së ka shtuar se protesta do të jetë e qetë dhe ata të cilët dëshirojnë të prishin këtë protestë nuk i përkasin organizimit të tyre.

“Ne jemi gati për protestën e sotme  ajo do të jetë madhështore . Protesta do të jetë e qetë, vetëm nga Prizreni kanë konfirmuar 2000 vetë. Ata të cilët dëshirojnë të prishin këtë protestë nuk i përket organizimit tonë”, ka theksuar Millaku për “Bota sot”.

Gjithashtu, ajo ka potencuar se janë  angazhuar mbi 300 aktivist që të kujdesën për protestën.

“Mund të ju them se janë të angazhuar mbi 300 aktivist që do të kujdesen që protesta të shkoj e qetë”, ka përfunduar Millaku për “Bota sot”.

Image
Egzon Azemi

Edhe asamblisti i VV-së, Egzon Azemi ka thënë për “Bota sot” se janë siguruar për çdo detaj  dhe ka paralajmëruar se do të jetë

“Po gjithçka është gati. Jemi siguruar për çdo detaj dhe do jetë një protestë e qetë dhe madhështore. Mbase një nga protestat më të mëdha që nga paslufta”, është shprehu ai për “Bota sot”.

Ai përmes thënies se kolosit kolosit të letrave Gjergj Fishta i ka ftuar gjithë qytetarët që të bashkohen për të ardhmen e vendit.

“Mesazhi me të cilin do ti ftoja të gjithë të marrin pjesë është. Thënja e vjetër "Vërtetë kemi bajram e pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë." Pra pa dallime të bashkohemi sot nga ora 14:00. Për vendin tonë, për të ardhmen”, ka përfunduar Azemi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat