Zyrtari i VV-së: Kosova gjendet në moment të vështirë, presim pjesëmarrje masive në protestë

Politika

Zyrtari i VV-së: Kosova gjendet në moment të vështirë, presim pjesëmarrje masive në protestë

Nga: G.B Më: 29 shtator 2018 Në ora: 11:42
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje sot nga ora 14 do të mbajë protestë në Prishtinë.

Lidhur me këtë protestë, Agron Avdiaj, kryetar i Qendrës së degës së VV-së në Istog, ka thënë se duke u gjendur në një moment shumë të vështirë për Kosovën, andaj me protestë do të kundërshtohen padrejtësitë që po synohen t’i bëhen Republikës së Kosovës.

Image
Agron Avdiaj

“Sot gjendemi në një moment shumë të vështirë për shtetin e Kosovës. Prandaj organizimi dhe mobilizohemi janë më e pakta që mund të bëhet që përmes PROTESTËS! të kundërshtojmë padrejtësitë që po synohen t’i bëhen territorit të Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë tashmë siç dihet Lëvizja Vetëvendosje! ka thirrur protestën paqësore e cila do të mbahet sot në Prishtinë në ora 14:00”, është shprehur ai.

Avdiaj thotë se nuk mund të jenë neutral ndaj padrejtësive që po i bëhen vendit dhe se pritjet janë për pjesëmarrje të madhe të qytetarëve në këtë protestë.

“Ne nuk mund të jemi neutral në situata të padrejtësisë për këtë kemi ftuar të gjithë qytetarët e Republikës pa dallim partie, që të gjithë së bashku, me datë 29 shtatorë, në ora 14 në Prishtinë, t’i bashkohen protestës paqësore me moton, populli s’i nënshtrohet një njeriu! Natyrisht edhe nga Qendra e Lëvizjes në Istog janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe pritjet janë për një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve në këtë protestë”, ka deklaruar Agron Avdiaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat