Ministrat me aktakuza, Zogaj: Jashtë çdo logjike

Politika

Ministrat me aktakuza, Zogaj: Jashtë çdo logjike

Nga: G.B Më: 1 tetor 2018 Në ora: 22:41
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Disa deputetë e ministra të kësaj qeveria kanë aktakuza për vepra të ndryshme. E sot Endrit Shala është emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë, i cili ka aktakuzë nga prokuroria e Gjakovës, për posedim të paautorizuar të armëve.

Lidhur me aktakuzat që kanë ministrat e kësaj qeverie, njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se emërimi i tillë i ministrave ka kaluar çdo logjike.

Image
Skënder Zogaj

“Mënyra e emërimit të ministrave, zv/ ministrave, këshilltarëve dhe stafeve të ministrive, e ka tejkaluar çdo lloj logjike dhe, është për brengosje të thellë, sidomos kur marrim vesh se, ndër ta ka edhe persona me aktakuza për vepra penale”, është shprehur ai.

Sipas tij, kjo nuk do të duhej të ndodhte dhe udhëheqësit e shtetit duhet ta kuptojnë se me veprimet e tilla dëmtojnë edhe veten, duke humbur elektorat.

“Kjo nuk do të duhej të ndodhte sepse, në shoqëritë ku veprohet kështu, nuk mund të pretendohet për shtet ligjor! Prandaj, kur është fjala për kuadrot e larta shtetërore partitë politike duhet të ndërgjegjësohen dhe ta kuptojnë se me veprime të këtilla e dëmtojë rëndë edhe vetveten sepse e humbin respektin e elektoratit të tyre”, ka deklaruar Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat