“Presidenti Thaçi vazhdon me fantazitë e tij”

Politika

“Presidenti Thaçi vazhdon me fantazitë e tij”

Nga: A.M. Më: 2 tetor 2018 Në ora: 21:45
Hashim Thaçi

Analisti politik, Faton Mehmeti e ka quajtur Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi  gënjeshtar dhe mashtrues. Sipas tij, i tillë Thaçi është edhe në rastin e Ujmanit .

Ai në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, derisa Serbia e kontrollon Ujmanin dhe tërë atë pjesë të Veriut, deklarata e Thaçit ngjajnë në veprime Don Kishoteske.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, Thaçi është një Don Kishot, i cili karshi realitetit, fantazon realitet të paqena.

“Përderisa krejt qytetarët e Kosovës janë duke e kuptuar realitetin, presidenti Thaçi po vazhdon me fantazitë e tij. Ky njeri është një person i tillë është mjaft i  rrezikshëm, andaj edhe duhet thënë se Thaçi po gënjen dhe po mashtron. Kosova pa Ujmanin nuk ka as me çfarë të ushqehet, duke vështirësuar kështu jetën e popullit edhe më shumë, andaj duhet të reagojnë qytetarët, opozita dhe të gjithë mekanizmat shoqëror për të ndaluar këtë njeri, që me fantazitë e veta e ka kthyer vendin tonë në një skëterrë”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat