Kadrijaj: Çështja e veteranëve lënduese dhe denigruese, lehtë mund të verifikohet numri - Bota Sot
Kadrijaj: Çështja e veteranëve lënduese dhe denigruese, lehtë mund të verifikohet numri

Politika

E mërkurë, 17 tetor 2018

Kadrijaj: Çështja e veteranëve lënduese dhe denigruese, lehtë mund të verifikohet numri

Nga: G.B Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:14
Time Kadrijaj

Çështja e numrit të veteranëve vazhdon të jetë aktuale. Shifra të ndryshme u dhanë nga komandantë e zyrtarë të shtetit, e gjatë ditës së sotme presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se numri i madh i veteranëve është mashtrim i madh dhe se nuk ka pasur më shumë se 12-15 mijë njerëz që kanë luftuar.

Lidhur me numrin e veteranëve dhe deklaratat për veteranët, për gazetën “Bota sot”, deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, e cila në luftë ka qenë mjeke, ka thënë se për shifra flasin komandantët dhe se pasi është ligji, mund të verifikohet shumë lehtë.

“Për këto shifra mund të flasin komandantët edhe varet prej zonave operative. Unë kam qenë mjeke e mund të flas për ekipet mjekësore. Ligji e specifikon mirë dhe andaj lehtë është të verifikohet”, ka thënë ajo.

Sipas deputetes, bërja temë e veteranëve është lënduese dhe denigruese dhe duhet secili ta bëjë punën e vetë dhe jo të bëhet rrëmujë.

“Bërja temë e veteranëve është lënduese dhe denigruese. Mirë është të punohet që secili ta bëjë punën e vetë e jo të bëjë rrëmujë me këtë temë. Krenari është periudha e UÇK-së dhe askush nuk mund ta zbehë”, ka deklaruar Time Kadriaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test