Eksperti i sigurisë flet për kërcënimet e Serbisë, tregon kujt i konvenon tema e kufijve - Bota Sot
Eksperti i sigurisë flet për kërcënimet e Serbisë, tregon kujt i konvenon tema e kufijve

Politika

E mërkurë, 17 tetor 2018

Eksperti i sigurisë flet për kërcënimet e Serbisë, tregon kujt i konvenon tema e kufijve

Nga: D.B Më: 4 tetor 2018 Në ora: 19:38
Fadil Kajtazi

Serbia e ka emergjente hyrjen në BE, ngase ka probleme serioze ekonomike, prandaj ndihmat ekonomike të pritura me entuziazëm nga Rusia, thuajse nuk u ndjenë fare. Kjo për faktin se ato u reduktuan më tepër në pajisje ushtarake kryesisht në aeroplanë e tanke të përdorura, ndërsa investime në ekonomi thuajse janë të pa përfillshme.

Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi ku sipas tij, hyrja e Kosovës në bisedime me Serbinë dhe krijimi i temave të cilat asaj i konvenojnë, ose është naivitet i politikanëve tanë ose është marrëveshje me palën serbe.

“Tema aktuale “shkëmbimi i territoreve”, “korrigjimi i kufijve” etj, janë tema që i konvenojnë Serbisë në disa dimensione: së pari, në rrafshin e brendshëm atyre ju nevojitet kohë për ta mbajtur të kontrolluar gjendjen e cila vetëm sa nuk ka shpërthyer. Në Serbi ndonëse qeveria proklamon rritje ekonomike, ajo përballët me një krizë. Gjithashtu krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë kapur majat e administratës serbe ku pjesa veriore e Kosovës është terreni i përshtatshëm edhe i qeveritareve për të rikthyer investimin nga i ashtuquajturi “Fond për Kosovën”. Dhe të jesh pjesë e pushtetit në Serbi që merret me Kosovën është profit i madh. Prandaj kjo temë është me interes në Serbi, dhe duk nevojitet dije e stërholluar që një pjesë e pushtetarëve tanë që i mbajnë ison Vuqiçit në këtë temë ose janë injorant, ose edhe ata e kenë futur lugën në qypin e tij”, ka thënë Kajtazi.

Sipas tij, çështja e ndërrimit të territoreve në Ballkanin e trazuar është e ndjeshme për ata që pretendojnë që këtyre hapësirave të ju sigurojnë paqe te qëndrueshme.

“Hapja e kësaj çështje është produkt i politikave shoveniste serbe për “kufizim me shqiptarët”, gjithnjë sipas kutit të tyre, bazuar mbi sloganitn “shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemura” të artikuluar nga shefi i Vuciqit, Voisllav Sheshel. Janë në ëndërr, ose injorant të gjithë ata që mendojnë se serbët do të lejojnë pa një luftë të madhe ta afrojnë aq afër shtetin e shqiptareve, sa që ata do të kenë mundësi të rrezikojnë korridorin e 10 me gurë. Aq më tepër kur ky veprim kërkon ndërrimin e Kushtetutës së Serbisë, sipas së cilës “Kosova dhe Metohija janë pjesë e pa ndarë e saj”. Nuk është e vështirë për t’u imagjinuar rrëmuja që do të ndodhë në Serbi nëse kjo temë bëhet pjesë e trajtimit institucional të shtetit serb. Heshtja e opozitës serbe është dëshmia më e mirë se kjo temë është karrem për të thyer konceptin e Kosovës si shtet unitarë, i pa ndarë, gjë që në një situatë të ndryshimeve gjeopolitike të cilat serbet janë duke i pritur, të kenë mundësi të veprimit ushtarak”, është shprehur Kajtazi. Ai ka theksuar se hapja e kësaj teme dhe përhapja e jehonës së saj nga presidenti i Kosovës, po ashtu janë çështje të ndjeshme në tavolinën e pokerit dhe “As” në 10, në marrëdhëniet ndërkombëtare në favor të Serbisë. ”Kjo krijon brumin e mirë të pengimit të njohjeve të Kosovës nga shtetet që ende nuk na kanë njohur dhe gjithashtu forcon tezën serbe “për Kosovën shtet jo funksional” para këtyre shteteve si dhe të atyre që na kanë njohur”, ka thënë Kajtazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test