Haki Abazi zbulon arsyen e përçarjeve të fundit brenda PDK-së - Bota Sot
Haki Abazi zbulon arsyen e përçarjeve të fundit brenda PDK-së

Politika

E hënë, 22 tetor 2018

Haki Abazi zbulon arsyen e përçarjeve të fundit brenda PDK-së

Nga: N.A Më: 4 tetor 2018 Në ora: 21:49
Njohësi i zhvillimeve politike në vend

Njohësi i zhvillimeve politike në vend,Haki Abazi në një bisedë me gazetën “Bota sot” ka thënë se, këto zhvillimet e fundit në PDK po bëhen për të mjegulluar situatën politike në vend.

“PDK është një shtëpi e stërkequr nga të gjitha të këqijat që ka bërë me shtetin dhe me njerëzit e vetë. Është një parti e së keqes për veten dhe për Kosovën. Këtu dilemë nuk ka . Eshtë bërë një përzierje lëmshi nga ku kanë dalë idetë për të mjegulluar situatën dhe për të siguruar që Thaçi dhe Veseli të mbajnë pozita politike për ta mbrojtur veten dhe për të realizuar qëllimet personale. Për këtë gjë ata kanë djegur një numër të madhe të miqve të vetë për rreth dhe kanë dëmtuar e goditur partnerët politikë dhe oponencën dhe opozitën politike. Kjo që po ndodhë tani është një tërheqje e vëmendjes së publikut duke rritur shpresat se po ndodhë një përçarje por në fakt është ri organizimi i interesave të të veta dhe kryekept një tërheqje e vëmendjes nga protesta masovike e madhështore që u mbajt më 29 shtator e që qartazi ju tregoi që nuk e kanë përkrahjen e qytetarëve dhe se besimi ndaj tyre është nën zero” ka thënë ai.

Abazi gjithashtu ka theksuar se qytetarët do t`ua i tregojnë vendin sepse është mbushur kupa e tyre.

“Sikur edhe vizita e turpshme e Thaçit në Ujman ashtu edhe këto lojërat meopinionin publik janë tentim për të blerë kohë meqë këta po shpresojnë shumë në liberalizimin e vizave për të përzënë një numër të madhe të qytetarëve aktiv që këta të mbesin në pushtet. Të njëjtin teknike kanë përdorur edhe më 2015 kur me llogarite tyre ata shpërngulen mbi 120 mijë qytetarë aktiv dhe të rinj që nuk janë votuesit e PDK-së dhe nuk pranojnë këtë të keqe që këta i kanë sjell vendit.Qytetarët në anën tjetër do të ju tregojnë vendi besoj sepse është mbushur kupa e tyre dhe nuk do të lejojnë që këta të vazhdojnë të luajnë lojën e dreqit në llogari të shtetit dhe interesit kombëtar” ka përfunudar Haki Abazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test