Tahiri: FSK është e të gjithë qytetarëve, Vuçiq po përzihet në punët e brendshme të Kosovës - Bota Sot
Tahiri: FSK është e të gjithë qytetarëve, Vuçiq po përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Politika

E mërkurë, 17 tetor 2018

Tahiri: FSK është e të gjithë qytetarëve, Vuçiq po përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Nga: G.B Më: 5 tetor 2018 Në ora: 14:49
Ramush Tahiri

Tashmë Qeveria i ka dërguar Kuvendit pakon e projektligjit të ri për Forcën e Armatosur të Kosovës. E kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se përmes kësaj pakoje, FSK nuk do të ketë kufizime për lëvizje të lirë brenda territorit të Kosovës, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës.

Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri, në një prononcim për gazetën ”Bota sot”, ka thënë se çdo ligj i Republikës së Kosovës ka shtrirje në gjithë territorin e Kosovës.

“Është plotësisht në të drejtë Kryeministri i Kosovës për ndryshimet në ligjin për FSK dhe për kompetencat e saj dhe për aftësinë operative dhe për angazhimin e sajë. Secili ligj i Republikës së Kosovës që rregullon cilëndo fushë të jetës dhe të punës, ka shtrirje në të gjithë territorin e saj pa asnjë kufizim”, është shprehur ai.

Sipas tij, FSK është profesionale dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe çdo pengesë që i bëhet, është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën

“Çfarëdo pengese që bëhet nga kushdo qoftë, afatshkurtër apo afatgjatë, është kundërligjore dhe kundër kushtetuese. FSK është forcë profesionale, shumë etnike e shumë fetare në përbërjen e saj në shërbim të shtetit të Kosovës dhe të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim”, ka vlerësuar politologu. 

Sa i përket deklaratës së Vuçiqit se FSK nuk do të lëvizë në veri, Tahiri thotë se ajo është përzierje flagrante në punët e brendshme të Kosovës dhe se ai nuk ka garanti as ndërmjetësim në raportet e Kosovës dhe NATO-s.

“Deklarata e Vuçiqit është përzierje flagrante në punët e brendshme të Kosovës. Ai as si person e as si institucion nuk është kurrfarë garanti e as kurrfarë ndërmjetësi në raportet ndërmjet NATO-s e Kosovës”, ka deklaruar Ramush Tahiri për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test