Flet anëtari i Kryesisë së LDK-së: Po punojmë shumë që kjo qeveri t’i ketë ditët e numëruara

Politika

Flet anëtari i Kryesisë së LDK-së: Po punojmë shumë që kjo qeveri t’i ketë ditët e numëruara

Nga: N.H Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:54
LDK

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sali Asllanaj, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se është e vështirë të gjendet diçka pozitive për tu vlerësuar te Qeveria e “Haradinajt”.

Asllanaj thotë se kësaj qeverie i mungon gjithçka nga njohurit për shtetin.

“Është e vështirë të gjesh diçka për tu vlerësuar te kjo qeveri aktuale. Ashtu si është formuar më shumë shantazhe e arnime, ashtu edhe po e shtynë me të vetmin imperativ pushtetin. Ju mungon gjithçka nga njohurit për shtetin, më shumë lënë përshtypjen se qytetarët janë për ata, e jo e kundërta. Abuzohet me paranë publike si me qenë para të ndonjë shteti edhe atë armiqësor.

Image
Sali Asllanaj

“E sulmojnë shtetin ligjor edhe ashtu të dobët në të gjitha drejtimet. Me një fjalë sot qeverisemi nga një klasë politike arrogante në ekstrem dhe ligjin e respektojnë aq sa u konvenon për privilegjet e veta dhe të akrabllakut të vet”, ka thënë Asllanaj.

Tutje, anëtari i Kryesisë së LDK-së thekson se janë duke punuar që kjo qeveri t’i ketë ditët e numëruara dhe të mbetët në arkivat e historisë si më e keqja.

“Po punojmë shumë që kjo qeveri t’i ketë ditët e numëruara dhe të mbetët në arkivat e historisë si një qeverisje më e keqja e mundshme”, ka potencuar Asllanaj.

Ndryshe, edhe kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, ka deklaruar se nga ky muaj kanë nisur të punojnë më strukturat e saj dhe se paralajmëron se kjo parti do ta marrë qeverisjen.

Ai gjithashtu ka thënë se LDK nuk do t’i bashkohet as Haradinajt e as Thaçit në dialog me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat