PSD insiston të miratohet platforma për dialogun

Politika

PSD insiston të miratohet platforma për dialogun

Nga: N.A Më: 5 tetor 2018 Në ora: 17:32
Partia Socialdemokrate

Partia Socialdemokrate ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e saj karshi dialogut me Serbinë dhe mandatuesit të saj.

Natyra Kuqi, zëdhënëse e Partisë Socialdemokrate ka thënë për gazetën “Bota sot” se kuvendi duhet të miratojë një platformë shtetërore për dialogun me 2/3 e Kuvendit.

"Qëndrimin tonë karshi dialogut dhe karshi Thaçit e kemi dhënë tashmë, pra Thaçi është person jo legjitim për të udhëhequr dialogun. Kurse, sa i përket temave, ne mendojmë se para se të mandatohet ekipi negociator, duhet që forcat politike në Kuvend të dakordohen për një Platformë Shtetërore për dialogun dhe e njëjta të votohet me 2/3 e Kuvendit” ka përfunduar Natyra Kuqi nga PSD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat