Përçarjet në PDK për të tërhequr vëmendjen nga protesta e 29 shtatorit - Bota Sot
Përçarjet në PDK për të tërhequr vëmendjen nga protesta e 29 shtatorit

Politika

E premte, 19 tetor 2018

Përçarjet në PDK për të tërhequr vëmendjen nga protesta e 29 shtatorit

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 5 tetor 2018 Në ora: 22:25
Foto Ilustrim, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Një rrebesh paralajmërimesh për dorëheqje, e karakterizuan Partinë Demokratikte të Kosovës javën që po lëmë pas. Ashtu siç pritej, vizita e presidentit Thaçi në liqenin e Ujmanit nuk kaloi pa prodhuar pakënaqësi brenda partisë së tij që i takonte dikur. Ishin dy ministrat e qeverisë Haradinaj, ata që e përcollën Thaçin në Ujman, Abelard Tahiri, ministër i drejtësië edhe Bedri Hamza, ministër i Financave.

 

Cuditërisht ishin po këta të dy të cilët u përfolën disa ditë pas vizitës në Ujman se do të jepnin dorëheqje nga postet që po drejtonin.

Madje, Abelard Tahiri i kishte ofruar dorëheqjen zyrtarisht edhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Dorëheqja e ofruar nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ngriti shumë pikëpyetje në opinionin publik për një çarje të mundshme brenda PDK-së.

Kjo pasi që ishte krytari i PDK-së,Kadri Veseli ku përmes një shkrimi e quajti demonstrim të rrejshëm aktin e Thaçit, vizitën në liqenin e Ujmanit.

“Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njeri tjetrit”, kishte shkruar Veseli.

Ujmani si “mollë sherri”

Ky shkrim i Kadri Veselit u pa në opinion si arsye e ofrimit të dorëheqjes së Abelard Tahirit, duke e pasur parashyh se ky i fundit është njeri shumë i afërt i Hashim Thaçit.

Dorëheqjen e ofuar nga Tahiri pasardhësi i Thaçit në parti, Kadri Veseli tha se nuk do ta pranonte.

Mirëpo, ende nuk dihet se a erdhi deri tek kjo dorëheqje pas vizitës se tij në Ujman bashkë me Thaçin.

Gazeta “Bota sot” ka kontaktuar me njohës të çështjeve politike në vend ku ata kanë folur rreth mundësisë së ndërhyrjes së presidentit Thaçi brenda PDK-së duke shkaktuar përçarje.

“Tërheqje e vëmendjes nga protesta masovike e 29 Shtatorit”

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi në një bisedë me gazeten “Bota sot” ka thënë këto dorëheqjet e fundit në PDK po bëhen për të mjegulluar situatën politike në vend.

Image
Haki Abazi

“PDK është një shtëpi e stërkequr nga të gjitha të këqijat që ka bërë me shtetin dhe me njerëzit e vetë. Eshtë një parti e së keqes për veten dhe për Kosovën. Këtu dilemë nuk ka . Eshtë bërë një perzirje lëmshi nga ku kanë dalë idetë për të mjegulluar situatën dhe për të siguruar që Thaçi dhe Veseli të mbajnë pozita poltike për ta mbrojtur veten dhe për të realizaur qëllimet personale. Për këtë gjë ata kanë djegur një numër të madh të miqëve të vetë përreth dhe kanë dëmtuar e goditur parnterët poltikë dhe opnoncën dhe opozitën poltike. Kjo që po ndodhë tani është një tërehqje e vëmedjes së publikut duke rritur shpresat se po ndodhë një përçarje por në fakt është ri organizimi i interesave të veta dhe kryekept një tërehqje e vëmendjes nga potesta masovike e madhështore që u mbajt më 29 shtator e që qartazi ju tregoi që nuk e kanë përkrahjen e qytetarëve dhe se besimi ndaj tyre është nën zero” ka thënë ai.

Abazi gjithashtu ka theksuar se qytetarët do t`i tregojnë vendin sepse është mbushur kupa e tyre.

“Sikur edhe vizita e turpshme e Thaçit në Ujman, ashtu edhe këto lojrat me opnionin publik janë tentim për të blerë kohë meqe këta po shpresojnë shumë në liberalizimin e vizave për të përzënë një numër të madhe të qytetarëve aktiv që këta të mbesin në pushtet. Të njëjtin teknike kanë përdorur edhe më 2015 kur me llogarite tyre ata shpërngulen mbi 120 mijë qytetarë aktiv dhe të rinjë që nuk janë votuesit e PDK-së dhe nuk pranojnë këtë të keqe që këta i kanë sjellur vendit.Qytetarët në anën tjetër do të ju tregojnë vendi besoj sepse është mbushur kupa e tyre dhe nuk do të lejojnë që këta të vazhdojnë të luajnë lojën e dreqit në llogari të shtetit dhe interesit kombëtar” ka përfunudar Haki Abazi.

Thaçi pas përfundimit të mandatit si president do ti kthehet kryesisë së PDK-së

Analisti politik, Faik Krasniqi në një bisedë me gazetën “Bota sot” ka thënë se rivaliteti Thaçi-Veseli ka qenë qysh moti.

Krasniqi gjithashtu ka shtuar se Kadri Veseli dëshiron ti largojë njerezit e Thaçit nga PDK-ja në mënyre që Thaçi ta ketë të pamundur të rikthehet prapë në të parin e partisë.

Image
Faik Krasniqi

“Prej kohësh ka pasur një rivalitetet të heshtur mes Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, por kohët e fundit ky rivalitet ka filluar të dalë në sipërfaqe. Abelard Tahiri është njeri i Thaçit, dhe ofrimi i dorëheqjes së tij ka të bëj me presionin e Kadri Veselit për t'i hequr qafe njerëzit e Hashim Thaçit. Cila është arsyeja thelbësore e largimit të njerëzve të Thaçit? Kadri Veseli e ka nuhatur që Hashim Thaçi pasi t'i skadon mandati i Presidentit, do të tentojë të rikthehet prapë në postin e kryetarit të PDK-së, dhe duhet t'ia largojë njerëzit nga partia në mënyrë që Thaçi ta ketë të pamundur të rikthehet prapë në të parin e partisë. Konsideroj që do të ketë ende largime nga PDK-ja ose më mirë të themi shkarkime, dhe shumica do jenë njerëz të afërt me Hashim Thaçin” ka përfunduar Faik Krasniqi.

“Konfliki Veseli-Thaçi mund të qoj në rrëzim të qeverisë”

Për analistin politik Nexhat Hazirin lufta ndërmjet Thacit dhe Veselit, mund të prodhojë një situatë interesante, siç është rrëzimi i qeverisë, përcjell gazeta “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Haziri ka shtuar se e tëra kjo po bëhet në atë se kush po e kontrollon PDK-në.

“Kjo është si rezultat i një lufte ndërmjet presidentit Thaçi, ish kryetarit të PDK-së dhe kryetarit aktual z. Kadri Veseli, se kush po e kontrollon PDK-në. Pra zhvillimet e fundit janë pasoja të kësaj lufte që kanë dalur në siperfaqe edhe pse një kohë tashmë të gjatë janë munduar që këtë luftë ta zhvillojnë vetëm mbrenda murëve të selisë së PDK-së. Por jo e tëra mund të përfundoj vetëm me dorëheqjet nga qeveria e disa sejmenëve të Thaçit apo edhe nga PDK-ja, siç ka paralajmëruar kryetari aktual i PDK-së, z, Veseli për pastrimin e PDK-së, por kjo mund të na prodhoj edhe një situatë shumë interesante, sic është edhe rrëzimi i qeverisë, pasi Thaçi dihet që ka nën kontrollin e tij një numër deputetësh, sidomos atyre që vijnë nga rajoni i Drenicës. Pra në ditët e ardhëshme mmund të presim një ashpërsim të mardhënjeve në mes presidentit Thaçi dhe kryeparlamentarit Veseli në betejat e tyre për ta dominuar PDK-në” ka përfunduar Nexhat Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test