Deputeti i LDK-së porosi për Qeverinë: Përkrahja e Thaçit do t`ju kushtojë

Politika

Deputeti i LDK-së porosi për Qeverinë: Përkrahja e Thaçit do t`ju kushtojë

Nga: N.A Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:00
Qeveria Haradinaj

Partitë politike në pushtet përmes një rezolute, të cilën synojnë ta miratojnë në parlament, duan që të hartojnë një platformë të përbashkët lidhur me dialogun me Serbinë.

Rezoluta përmban gjashtë pika, ku në fund thuhet: "Kuvendi i Republikës së Kosovës është autoriteti suprem, i cili do të ratifikojë marrëveshjen ligjore ndërkombëtarisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kuvendi i Kosovës me votat e dy të tretave të deputetëve, ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: Territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake”. 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë për gazetën “Bota sot” se ky koalicion qeverisës do paguaj faturë elektorale nëse hynë në aventura të reja me sovranitetin e vendit.

" Pothuajse të njëjtën përmbajtje e kishte propozuar opozita javë më parë, andaj ta vazhdojmë atë seancë që ka mbetur e hapur dhe të përmbyllim një qëndrim dhe vendim konsensual në interes të rendit kushtetues të vendit. Edhe ashtu ky koalicion e ka humbur legjitimitetin, dhe populli e ka kuptuar lojën tashme, do paguajnë faturë elektorale nëse hyjnë në aventura të reja me sovranitetin e vendit” ka përfunduar Naser Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat