Haziri: Kosova po ecë përmes të tehut të shpatës

Politika

Haziri: Kosova po ecë përmes të tehut të shpatës

Nga: D.B Më: 9 tetor 2018 Në ora: 17:25
Hashim Thaçi

Çështja e korrigjimit apo këmbimit të territoreve është bërë shumë temë aktuale në Kosovë. Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kosova është në proces të gjatë e të mundimshëm të bisedimeve me Serbinë.

Sipas tij, procesi është edhe më i rëndë kur dihet hapur se Kosova është një vend i vogël, por në hapësirën e Ballkanit perëndimorë dhe në Evropë një vend gjeostrategjik ku po përplasen interesat e fuqive të mëdha.

Image
Ismet Haziri

“Rrjedhimisht kemi edhe veprim të pa reshtur edhe të shërbimeve të huaja, dhe kundër kësaj përplasje të fuqive të mëdha dhe të veprimeve të shërbimeve. Andaj nuk është lehtë që të gjinden institucionet e brishta te Kosovës me pak përvojë pavarësie dhe me përfaqësues institucional të cilëve ju mungon tradita, përvoja, guximi, koordinimi, tejkalimi mbi interesat partiake e klanore. Njëherësh mendoj se të tillët kanë synim që përmes të këtyre sjelljeve e veprimeve të jenë të fuqishmit e Kosovës nga brenda, e të mbetet një Kosovë e cila po ecë përmes të tehut të shpatës”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat