“Kuvendi nën diktatin e Thaçit, nuk mund t`i besohet” - Bota Sot
“Kuvendi nën diktatin e Thaçit, nuk mund t`i besohet”

Politika

E mërkurë, 17 tetor 2018

“Kuvendi nën diktatin e Thaçit, nuk mund t`i besohet”

Nga: A.M. Më: 9 tetor 2018 Në ora: 19:40
Hashim Thaçi

Analisti politik, Faton Mehmeti ka deklaruar për “Bota sot” se, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk po arrin që të shpëtoj nga “mashtrimet” e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Image
Faton Mehmeti

“Besoj se ngadalë por sigurte Ramushi po rrëshqet nën kurthin e Hashimit, njësoj si me demarkacionin. Është e habitshme, se përkundër kaq shumë intrigave që ia ka bërë, prapë se prapë Ramushi nuk po arrin të shpëtojë nga mashtrimet e presidentit aktual. Draft rezoluta është pikërisht ajo çfarë Thaçi kërkonte, që përmes kuvendit të legjitimoj marrëveshjet me Vuqiçin, në këmbim të fatit të tij personal”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Sipas tij, nuk duhet pasur besim tek Kuvendit i Kosovës, pasi që as parlamenti e as Qeveria e Kosovës nuk mund që të ndalojnë idenë e presidentit Thaçi.

“Si mund t'i besosh një kuvendi, i cili është nën diktatin e Thaçit, dhe pikërisht ky kuvend ka arritur t'i fal Malit te Zi tokë. Andaj nuk ka shume shpresë se kuvendi apo qeveria mund të stagnojnë Thaçin nga ideja e tij për korrigjim të kufijve, mbete si shprese që Gjermania do e ndaloj”, është shprehur Mehemti për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se nëse Hardinaj nuk e mbështet idenë e Thaçit, ky i fundit mund ta shkarkojë nga Qeveria.

“Fatkeqësisht Haradinaj asnjëherë nuk ka treguar zgjuarsi në politike, dhe bindjet e tij kanë ndryshuar për shkak të lakmisë për pushtet. Nëse nuk e mbështet Thaçin, Ramushi shkarkohet nga qeveria. Kjo do të jetë karta që Thaçi do e përdor që të marr mbështetje në kuvend, pikërisht nga AAK dhe koalicioni qeverisës”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test