Deputetja e VV-së: Qeveria nuk po i plotëson kushtet për liberalizim, në fund fajëson opozitën - Bota Sot
Deputetja e VV-së: Qeveria nuk po i plotëson kushtet për liberalizim, në fund fajëson opozitën

Politika

E premte, 19 tetor 2018

Deputetja e VV-së: Qeveria nuk po i plotëson kushtet për liberalizim, në fund fajëson opozitën

Nga: G.B Më: 10 tetor 2018 Në ora: 19:46
Ilustrim

Prej kohësh krerët e shtetit japin deklarata se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit.

Ndërsa nga BE kanë thënë se Kosova duhet të punojë ende në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sot, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka thënë se nuk duhet të jepen deklarata që përcaktojnë afate kohore për liberalizim, pasi nëse ka abuzim apo nuk përmbushen kriteret, regjimi për vizat mund të pezullohet.

Image
Drita Millaku

Lidhur me këtë dhe mundësinë që liberalizimi i vizave të mos ndodhë këtë vit, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se liberalizimi i vizave kërkon plotësimin e disa kushteve që nuk janë plotësuar e as nuk po plotësohen nga qeveria.

“Unë mendoj se liberalizimi është një proces që për tu realizuar kërkon plotësimin e një grupi kushtesh të cilat janë të domosdoshme si luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeveria jonë as nuk e ka bërë e as nuk po e bën, pra është një situate mjaft kritike. Sipas qeverisë kusht ishte demarkimi i kufirit me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kjo e para u bë (me blerjen dhe mashtrimin e deputetëve) por korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk po luftohet sepse mentaliteti qeverisës është edhe korruptiv e edhe kriminal, pra i bie se duhet luftuar vetveten, pra po ka vështirësi në plotësimin e këtij kushti dhe për këtë arsye ne e kemi të vështirë të kemi liberalizim me këtë qeveri”, është shprehur ajo.

Millaku thotë se do të ketë afate tjera por kushtet do të jenë të njëjta pasi nuk po luftohen krimi dhe korrupsioni, derisa shton se opozita sërish do të fajësohet.

“Dhe në fund si zakonisht fajtore do të jetë opozita dhe në do të vijmë në një situatë absurde ku qeveria do të jetë viktima kujdestare ndërsa opozita fajtore kujdestare. Kjo është situata e përsëritur që sa vite dhe prapë do të kemi afate tjera por kushtet do të jenë të njëjta sepse fundja ky popull deri sot nuk ka parë luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por ka parë thellim të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka deklaruar deputetja Millaku për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test