Gjykata Speciale deklarohet rreth mbrojtjes së dëshmitarëve - Bota Sot
Gjykata Speciale deklarohet rreth mbrojtjes së dëshmitarëve

Politika

E premte, 19 tetor 2018

Gjykata Speciale deklarohet rreth mbrojtjes së dëshmitarëve

Nga: N.A Më: 10 tetor 2018 Në ora: 22:35
Gjykatën Speciale

Javë më  parë akuzat e Gani Gecit ndaj presidentit Hashim Thaçi për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit vërshuan opinionin publik.
 
Pas këtyre deklaratave gjithashut u përfol se Gani Geci ishte kërcënuar.
 
Mirëpo sa po u ofrohet mbrojtje dëshmitarve të cilët pritet të dëshmojnë në Gjykatën Speciale, flasin nga Prokuroria Speciale.
 
Zëdhësni i Gjykatës Speciale Chriss Bennet ka thënë për gazetën “Bota sot” se mbrojtja e dëshmitarëve është një nga prioritetet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
 
 “Mbrojtja e dëshmitarëve është një nga prioritetet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), dhe ne kemi mësuar nga përvojat e gjykatave të mëhershme në çështje të ngjashme. Megjithatë ne nuk i diskutojmë çështjet operative” ka thënë ai.
 
Gjithashtu Bennet ka theksuar se ZPS-ja qeveriset nga ligji dhe faktet
 
“Përgjegjësitë e Prokurorit të Specializuar janë të përcaktuar në amendamenti kushtetues dhe në Ligjin të cilin Kuvendi i Kosovës miratoi në gusht të vitit 2015. Janë amendamenti kushtetues dhe Ligji të cilat tregojnë drejtimin e jo politikat në Prishtinë, Beograd, ose gjetiu. ZPS-ja qeveriset nga ligji dhe nga faktet” kanë përfunudar nga Gjykata Speciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test