“David Philips e ka kuptuar që Hashim Thaçi përdorë njerëz për të arsyetuar veprimet qëllimkëqija” - Bota Sot
“David Philips e ka kuptuar që Hashim Thaçi përdorë njerëz për të arsyetuar veprimet qëllimkëqija”

Politika

E premte, 19 tetor 2018

“David Philips e ka kuptuar që Hashim Thaçi përdorë njerëz për të arsyetuar veprimet qëllimkëqija”

Nga: N.H Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:22
David Phillips

Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, njëherësh këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë. Ai disa herë kishte kundërshtuar idenë e ndarjes apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, lidhur me këtë doreheqje, Haki Abazi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se tashmë edhe këshilltari David Philips e ka kuptuar që presidenti Hashim Thaçi përdorë njerëz për të arsyetuar veprimet e veta qëllimkëqija.

Abazi shton se është vështirë të qëndrosh në të njëjtën hapësirë me presidentin Thaçi, pasi sipas tij, energjia negative e tij është e paparë dhe kjo bëhet evidente.

“Më vjen mirë që këshilltari David Philips e ka kuptuar që Thaçi përdorë njerëz për të arsyetuar veprimet e veta qëllimkëqija dhe të dështuara. Nuk mendoj që do të duhej bërë këshilltarë në rend të parë. Ajo çfarë ka thënë Philips është ajo çka kanë thënë me dhjetëra njerëz dhe personalitete ndërkombëtare, përfshirë edhe disa që janë paguar”.

Image
Haki Abazi

“Jam i bindur që së shpejti edhe Tony Blair dhe Ëolfgang Pettritsch do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata jozyrtarit thonë si çuditshëm dhe me energji negative është Thaçi. Është vështirë të qëndrosh në të njëjtën hapësirë me të, energjia negative e tij është e paparë dhe kjo bëhet evidente shumë shpejtë. Mos harroni letrën e gjykatësit britanik, Richard May”, është shprehur Abazi.

Tutje, analisti politik shton se përreth Thaçit janë duke qëndruar njerëz që kanë përfitime financiare dhe shpërblime për servilitetin, ndër ta përmend edhe emrat e Baton Haxhiut, Blerim Shalës e Adi Nurellarit.

“Rreth Thaçit janë duke qëndruar njerëz që kanë përfitime financiare dhe shpërblime për servilitetin e tyre siç është puna e Baton Haxhiut, Maliqeve, Blerim Shalës e a Adi Nurellarit. Thaçi nuk ka asnjë këshilltarë me kredibilitet dhe që në mënyrë të pavarur e me njohuri mund ta këshillojë. Me qenë i sinqertë nuk e di nëse dikush mund t a këshillojë një njeri të pa marrun vesh sikur ai”, ka përfunduar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test