Shkarkimi i Gashit u bë për të mbuluar dështimin e radhës në INTERPOL

Politika

Shkarkimi i Gashit u bë për të mbuluar dështimin e radhës në INTERPOL

Nga: D. B Më: 16 tetor 2018 Në ora: 20:38
Bejtush Gashi

AKR është një parti pa identitet, e cila iu jep mundësi njerëzve me bindje dhe koncepte të ndryshme, që ti bashkohen asaj për ti realizuar synimet e saja. Kjo për faktin se AKR-ja për ti plotësuar teket dhe qefet e deputetit të AKR-së dhe nënkryetari i kësaj partie Labinot Tahirit, shkarkon një ministër të saj.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti ku sipas tij, në mungesë të konceptit dhe pjekurisë politike, kjo parti bie nën ndikim të individëve brenda saj.

Image
Faton Mehmeti

Ai ka thënë për “Bota sot” se,  e gjithë kjo ndodh në AKR, varësisht sipas interesave të saj.

“Në këtë rast, AKR nën presion të deputeti të saj Labinoit Tahirit, i cili do të mund shumë lehtë të kalonte në kampin opozitar, duke bërë që kështu të bie Qeveria. Prandaj, për ti plotësuar teket e Labinot Tahirit, AKR shkarkon një ministër të saj për të sjell një tjetër nga Ferizaj. AKR nuk ka njerëz kredibil brenda saj, andaj edhe ministrat nga radhët e saj po shkarkohen pasi perfomrancat e tyre janë shumë të dobëta. Në anën tjetër me këtë lëvizje do të arsyetohet edhe dështimi i radhës i Kosovës në Interpol, që me ish - ministrin e brendshëm si kurban të dështimit të kësaj qeverie. AKR është parti e pazareve, dhe si e tillë aty po luhet bixhoz, politikë, me ministrat nga radhët e saj që ndërrohen, varësisht sipas roletit. Duhet thënë se ish ministri Bejtush Gashi nuk ishte në nivel të detyrës, ashtu siç nuk është e gjithë kjo qeveri. Gjithsesi mendoj se kjo qeveri do të bie shumë shpejt, pasi nuk ka mundësi që të qëndrojë gjatë në pushtet për shkak të brishtësisë së saj”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat