Kërkohet tërheqja e fjalorit enciklopedik të Kosovës

Politika

Kërkohet tërheqja e fjalorit enciklopedik të Kosovës

Nga: N.A Më: 17 tetor 2018 Në ora: 23:52
Fjalori Enciklopedik i Kosovës

Në Kosovë është botuar për herë të parë një fjalor enciklopedike,

Ky është projekti më i madh i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Fjalor ndahet në dy vëllime: Fjalori Enciklopedik i Kosovës I A-K dhe Fjalori Enciklopedik i Kosovës II L-ZH.

Janë gjithsej 1818 faqe, ku janë përfshirë tekstet e rreth 6 mijë zërave, të hartuar nga 506 autorë, një vepër kolektive e hartuar nga profesorë universiteti, shkrimtarë, publicistë, artistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të shkencës dhe të dijes.

Por ishin një rrebesh kritiaksh ato që e prisnin kete fjalor,I pari I llojt të tij në Kosove

Duke e quajtur huqje totale, të turpshme e deri tek përfshirje selektive, historian dhe figura të njohura në Kosovë,kanë kërkuar tërheqjen e tij sa më shpejt që të jetë e mundu

Përfshirje selektive, Mehmet Kraja ka gabuar rëndë

Hisotriani Shkodran Imeraj i ka përmendur disa nga delegatët që nuk janë përfshirë fare në këte fjalor i pari i lloji të tij në Kosovë,e ku sipas tij këta delegatë kanë pasur peshën e tyre në shtetin e Kosovës.

“Para disa ditësh institucioni më i lartë shkencor i Republikës së Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), botoi për herë të parë “Fjalori Enciklopedik i Kosovës” vëllimi I-II, një nga projektet më të mëdha shkencore në historinë e shtetit tonë. Vëllimet e kësaj vepre janë përgatitur për botim nën përkujdesjen e anëtarit të ASHAK-ut, akademik Mehmet Kraja, dhe në hartimin e saj kanë marrë pjesë mbi pesëqind (500) tekstshkruesë. Duke shfletuar këtë vepër, sidomos zërat që i takojnë periudhës 1945-1999, sheh se në atë periudhë pa “dashje” apo me “qëllime” të caktuara, janë devijuar shumë ngjarje dhe personalitete historike. Reagimi im si historian, ka ndërlidhet me tri segmente të rëndësishme të historisë sonë, në të cilat kryeredaktori i saj, akademik Mehmet Kraja, ka gabuar rëndë: - Aty nuk janë përfshirë ish-delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët më 2 korrik të vitit 1990 miratuan Deklaratën Kushtetuese dhe më 7 shtator të vitit 1990 miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës” ka thënë ai.

Image
Shkodran Imeraj

Tutje, Imeraj ka shtuar. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, është mirë që të tërheq këtë vepër dhe vetëm kur të behën plotësimet e duhura të hidhet në publik.

“Disa prej tyre janë futur në mënyrë selektive. - Po ashtu, është e habitshme se si nuk janë përfshirë as deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët më 17 shkurt 2008, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, pavarësi kjo e njohur më shumë së gjysma e botës demokratike. - Është edhe më absurde se si në këtë vepër nuk janë përfshirë të gjithë Heronjtë e Kosovës, të cilët me dekrete të veçanta janë nderuar me këtë titull nga institucioni i Presidentit, pra nga Presidenti Ibrahim Rugova e deri tek Presidenti Hashim Thaçi. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, është mirë që të tërheq këtë vepër dhe vetëm kur të behën plotësimet e duhura të hidhet në publik.”ka përfunduar Shkodran Imeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat