Nënkryetari i LDK-së tregon nëse javën e ardhshme ngrisin mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

Politika

Nënkryetari i LDK-së tregon nëse javën e ardhshme ngrisin mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

Nga: N.H Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:50
LDK

Në media ditë më parë është paralajmëruar se java e ardhshme mund të jetë vendimtare për Qeverinë Haradinaj, pasi që për ketë të fundit nga opozita po përgatitet një mocion mosbesimi.

E lidhur me ketë paralajmërim ka folur edhe numri dy i partisë më të madhe opozitare.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, në një prononcim për gazetën  “Bota sot”, ka thënë se partia e tij e ka një qëndrim dhe se nuk dëshiron që të spekulojë.

Rugova ka thënë se sa më parë që shkohet në zgjedhje të parakohshme është më mirë për vendin.

“Nuk kam informacion lidhur me ketë çështje, mirëpo Lidhja Demokratike e Kosovës e ka një qëndrim  dhe lidhur me ketë nuk dëshiroj që te spekulojë. Sa më parë, sa më mirë”, është shprehur nënkryetari i LDK-së.

Ndërsa, i pyetur se a është i gatshëm subjekti i tij për zgjedhje të reja, kryetari i Istogut ka thënë se si parti serioze, në çdo moment janë të gatshëm.

Image
Haki Rugova

“Partia serioze si çfare është LDK-ja gjithmonë është e gatshme për zgjedhje. Për kandidat ne nuk jemi duke diskutuar ajo është një temë tjetër”, ka përfunduar nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ditë më parë kishte folur rreth përpjekjes së opozitës për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Gashi është pyetur nëse javën e ardhshme do të mund të paraqitet një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.

“Teorikisht mund të ketë”, ishte përgjigjur Gashi.

Deputeti i LDK-së kishte thënë se partia e tij dhe partitë e tjera në opozitë po punojnë për t’i siguruar votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat