Ish bashkëpunëtori i presidentit Rugova, zbulon detaje rreth varrimit të tij - Bota Sot
Ish bashkëpunëtori i presidentit Rugova, zbulon detaje rreth varrimit të tij

Politika

E martë, 13 nëntor 2018

Ish bashkëpunëtori i presidentit Rugova, zbulon detaje rreth varrimit të tij

Nga: D.RR Më: 19 tetor 2018 Në ora: 19:36
Ceremonia e varrimit të presidentit historik, Ibrahim Rugova

Kanë qarkulluar shumë lajme ditëve të fundit rreth ceremonisë së varrimit të ish presidentit Ibrahim Rugova. Nga debati për konvertim në fenë krishtere deri në mënyrën se si është varrosur Rugova, kanë ngjallë shumë opinione te publiku.

Ish bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit historik, Skendër Zogaj ka thënë për “Bota sot” se, çdo deklaratë e hoxhës Rexhep Boja, është e pamohueshme.

Image
Skender Zogaj

“Gjithë ceremoniali i varrimit të Presidentit Ibrahim Rugova ka qenë i hapur dhe me rreth një milion njerëz që kanë marrë pjesë në varrimin e tij. Varri është ai i njëjti dhe mendoj se, është argumenti kryesor i pasqyrimit edhe për ritualin fetar. Shërbestari kryesor shpirtëror i varrimit të trupit të pajetë të Presidentit Rugova ka qenë Rexhep Boja. Prandaj, hoxha Rexhep Boja dhe familja e ngushtë Rugova, janë ata që i dinë detajet deri në imtësi të shërbesës mortnore. Deklarata e Bojës se “iu kanë bërë të gjitha procedurat e përgatitjes s? trupit për varrim” janë argumenti i pamohueshëm”, ka thënë Zogaj.

 Ai thotë se gjithçka tjetër është përfolje me qëllime të këqija. Zogaj ka thënë se Rugova e ka realizuar  amanetin e rilindësve se “feja e shqiptarit është shqiptaria!”.

“Gjithçka tjetër mbetet përfolje dhe thashetheme qëllim keq me ose pa vetëdije, sepse, Presidenti Rugova me jetën dhe veprimtarinë e tij, në çdo variant të veprimit, e ka realizuar amanetin e rilindësve se “feja e shqiptarit është shqiptaria!” Këtë përcaktim të Presidentit Rugova duhet ruajtur me kujdes sepse është vlerë historike, e cila nuk duhet lënë ta bastardojë injoranca dhe antishqiptarët!”, është shprehur Zogaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test