Java e ardhshme vendimtare për rrëzimin e qeverisë Haradinaj?

Politika

Java e ardhshme vendimtare për rrëzimin e qeverisë Haradinaj?

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 20 tetor 2018 Në ora: 07:56
Ramush Haradinaj

“Mendoj se që edhe vet kryeministri Ramush Haradinaj duhet me u bind që nuk e ka legjitimitetin dhe nuk ka kurrfarë mundësie me stabilizu Kuvendin e Kosovës, kur dihet se shumica shqiptare është në opozitë. Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës sa më shpejtë që mundemi me i siguru votat për mocion do ta procedojmë. Zgjidhja më e mirë për qytetarët janë zgjedhjet e reja”, është shprehur deputetja e LDK-së, Valenditna Bunjaku-Rexhepi.

Zyrtarë të AAK-së, por edhe vet kryeministri Ramush Haradinaj në vazhdimësi shprehet se Qeveria e Kosovës në krye me të, do të jetë Qeveria e parë e cila do t’i shkojë deri në fund të mandatit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë për në një konferencë për media kishte deklaruar se është duke punuar dhe se do ta çojë mandatin e tij deri në fund. Kjo deklaratë e shefit të ekzekutivit vjen pas debateve të fundit më një pjesë të pozitës, ku këta të fundit i ishin drejtuar Haradinajt që nëse dëshirojnë edhe mund t’i bëjnë numrat për rrëzimin e Qeverisë.

Se fundi i qeverisë është afër, ketë mendim e ka opozita. Subjekti më i madh opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se kryeministri Ramush Haradinaj, duhet të bindet se nuk e ka legjitimitetin, dhe se nuk ka kurrfarë mundësie që ta stabilizojë Kuvendin.

Në një linjë me opozitën qëndron edhe shoqëria civile. Sipas njohësve të zhvillimeve aktuale e politike në vend, shanset janë minimale që Qeveria Hartadinaj ta dërgoj deri në fund mandatin e saj.

Deputetja e LDK-së: Zgjidhje janë vetëm zgjedhjet

Image
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Derisa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaron se është duke punuar dhe se do ta çojë mandatin e tij deri në fund, kështu nuk mendon edhe opozita. Nga krahu i kundërt deklarojnë se ajo i ka ditët e numëruara.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kryeministri Haradinaj duhet të bindet se nuk e ka legjitimitetin, dhe se nuk ka kurrfarë mundësie që ta stabilizojë Kuvendin.

“Mendoj se që edhe vet kryeministri Ramush Haradinaj duhet me u bind që nuk e ka legjitimitetin dhe nuk ka kurrfarë mundësie me stabilizu Kuvendin e Kosovës, kur dihet se shumica shqiptare është në opozitë. Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës sa më shpejtë që mundemi me i siguru votat për mocion do ta procedojmë. Zgjidhja më e mirë për qytetarët janë zgjedhjet e reja”, është shprehur deputetja Bunjaku-Rexhepi.

E pyetur se a do të jetë vendimtare java e ardhshme për Qeverinë Haradinaj, Bunjaku-Rexhepi është përgjigjur se kjo varet nëse do mund t’i sigurojnë votat e nevojshme.

“Varet se a do mundemi mi siguru votat e mjaftueshme për mocion”, është përgjigjur deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, nga Lidhja Demokratike e Kosovës paralajmërojnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mehmeti: Kjo qeveri do të bie shumë shpejt!

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik, Faton Mehmeti, duke i komentuar deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se shanset janë minimale që kreu i qeverisë aktuale ta dërgoj deri në fund mandatin e tij.

Siç ka thënë ai, nëse ndodh një gjë e tillë, do të jetë një tragjedi për Kosovën.

“Veç nëse ndodh ndonjë mrekulli, përndryshe nuk shanse që Haradinaj të dërgoj deri në fund mandatin e tij. Nëse ndodh kjo faktikisht për Kosovën do të jetë tragjike, një qeveri e korruptuar dhe e udhëhequr nga bandat do e dërgonte vendin në humnerë nga e cila nuk do të mund të dilte asnjëherë”.

“Faktikisht kryeministri Haradinaj është i papjekur politikisht, dhe në vend që të merret me substancën dhe produktivitetin e qeverisë së tij merret me shifra se deri kur do të mund ta shtynte mandatin e tij. Për më tepër, Haradinaj e di se më asnjëherë nuk do të mund të bëhet kryeministër, andaj po e shfrytëzon në maksimum”, ka thënë analisti politik.

Mehmeti me tej ka theksuar se, Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara, dhe sipas tij, fundi i saj do të vije shumë shpejt.

“Kosova nuk ka qenë më keq as në kohën e okupimit, tani aq keq është gjendja sa me askush nuk dëshiron të jeton këtu. Në gjykimin tim kjo qeveri do të bie shumë shpejt, dhe Hashimi do të jetë personi që do e bëjë një gjë të tillë, me synimin për t’u kthyer vet në pozitën e kryeministrit. Thaçi është Putini i Kosovës, pasi ka kapur të gjitha segmentet e shtetit, dhe sipas interesave po i ndërron pozitat e tija. Ndërsa, Haradinaj është një figure shahu që Thaçi e shfrytëzon kurdo që të ketë nevojë”, ka përfunduar analisti politik, Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Haziri: Sa më shpejtë të shkoj kryeministri Haradinaj

Edhe analisti tjetër politik, Nexhat Haziri shprehet se të gjithë parametrat politike dhe të zhvillimeve të tjera në skenën politike dhe rreth sajë nuk janë në favorin e kryeministrit Haradinaj.

Image
Nexhat Haziri

“Nëse nisemi nga e drejta individuale njerëzore është legjitime ambicia e kryeministrit Haradinaj kur deklaron se mandatin si kryeministër do ta qoj deri në fund. Mirëpo të gjitha parametrat politike dhe të zhvillimeve të tjera në skenën politike dhe rreth sajë nuk janë në favorin Haradinajt dhe të ambicies së tij”, është shprehur Haziri.

Analisti politik në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka shtuar me tej se Qeveria Haradinaj e ka degraduar shtetin në çdo aspekt, dhe, siç potencon ai, po ashtu kjo e fundit i ka dhënë një imazh negativë në rrafshin ndërkombëtar.

“Pra për mendimin tim nuk është reale që të pritet që ky kryeministër ta qeverisë Kosovën për një mandat të tërë, kur dihet brishtësia e këtij koalicioni qeveritare për shkak të mungesës së numrave, pastaj skandaleve të shumta nga një keqqeverisje e cila e ka degraduar shtetin në çdo aspekt dhe po ashtu i ka dhënë një imazh negativ në rrafshin ndërkombëtar”, ka shtuar analisti politik.

Krejt në fund, Haziri ka nënvizuar se sa më shpejtë të shkoj kryeministri Haradinaj dhe qeverisja e tij, do të rriten shpresat në vend për ditë më të mira.

“Nuk mund të vazhdoj qeverisja nga zyrtar e institucione që tashmë kanë humbur çdo legjitimitet qoftë atë qytetar, politik e moral. Andaj sa më shpejtë të shkoj kryeministri Haradinaj dhe qeverisja e tij, do të rritet shpresa në këtë vend për ditë më të mira dhe për një shoqëri me dinjitet”, ka thënë në fund Haziri.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur rreth përpjekjes së opozitës së vendit për rrëzimin e Qeverisë, e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj. Gashi është pyetur në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, nëse javën e ardhshme do të mund të paraqitet një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj. “Teorikisht mund të ketë (mocion, v.j.)”, është përgjigjur Gashi. Deputeti i LDK’së ka thënë se partia e tij dhe partitë e tjera në opozitë po punojnë për t’i siguruar votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat