Aferat ndër vite të të “mëdhenjve” të shtetit

Politika

Aferat ndër vite të të “mëdhenjve” të shtetit

Nga: D.RR Më: 20 tetor 2018 Në ora: 20:54
Veseli, Haradinaj dhe Thaçi

Shpetim Maxhuni, 20 vjeçar, ishte zënë me armë e drogë para një jave  përkatësisht më 13 tetor. Tek të premten, më 18 tetor, është dorëzuar Kallëzimi Penal në Prokurori. Prokuroria dhe Policia ka nisur hetime por kanë dhënë deklarata kontradiktore lidhur me rastin.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë për “Bota sot” se, ky rast është pjesë e asaj që shteti ka stagnuar në proceset drejt BE-së, e përgjigjet i kanë “të mëdhenjtë” e shtetit. Ai shprehet se lidhjet e pushtetarëve me institucionet e drejtësisë, bëjnë që ata dhe lidhjet e tjera të tyre, të mos hetohen apo dënohen.

Image
Hajrullah Tërnava

“Kosova si shtet i ri nga paslufta e deri më tani, e ka rrugëtimin e saj jo të lehtë të formimit te tij si shtet i pavarur dhe stabil në hap me tjerat shtete të Evropës. Pse po ecet me kaq hapa te vegjël drejt perspektivës së Kosovës në Evropë? Krejt për këto pyetje, te mëdhenjtë e shtetit i kanë përgjigjeje, dhe këto pengesa të ecjes me hapa shume më të ngadalshëm, fajtorë kryesor janë bash këta të mëdhenjtë e Kosovës. Po ta bëjmë një analize sistemit te drejtësisë në Kosovë, lehtë e gjejmë përgjigjen për situatën e drejtësisë në Kosovë. Nga lufta e deri me tani ka pasur akuza të rënda në drejtim të drejtësisë të Kosovës, ndaj te mëdhenjve të shtetit që e kanë ndërtuar një sistem te varur nga ta, prandaj është e kuptueshme pse asnjeri deri më tani( të mëdhenjtë) nuk është dënuar me burgje meritore. Të vetmit që dënohen janë disa vepër kryes të veprave kriminale të lehta. Të mëdhenjtë e shtetit bëjnë çfarë të donë me këtë shtet, dhe askush as që merret me ta, sepse ata qe e kane marrë pushtetin në duar të veta, kanë krijuar sistem juridik të tillë , qe kurrsesi drejtësia nuk duhet te merret me veprat e te mëdhenjve te shtetit, edhe ne qofte se ato vepra janë vepra kriminale të rënda e që bëjnë pjesë në krim të organizuar”, është shprehur ai.

Tërnava përmend disa afera tjera sikur kjo e djalit të shefit të AKI-së, e thotë se pikërisht këto afera na ngjallin dyshime se a jemi të gatshëm ta udhëheqim shtetin të vetëm.

“Nga një vështrim nga analizat e deri tashme, del se te mëdhenjtë e shtetit tani janë të gjithë multimilionerë, dhe nuk brengosen për asgjë. Të freskëta janë aferat e ndryshme, pronto, autostrada më e shtrenjta në Evropë e shumë të tjera qe e argumentojnë këtë qe e thash, dhënia dhe marrja e mitos nëpër institucione për tenderë te ndryshëm e shumë afera tjera. Pastërtia e njerëzve përgjegjës në institucionet të besueshme shtetërore, ishte dashur te jenë kriteri kryesor i zyrtarëve qe ta vazhdojnë me autoritet punën e tyre. Tani ballafaqohemi me shumë afera të ndryshme si para disa muajve, kur dy shefa te policisë e rrahin një drejtor te PTK, punësimet e familjarëve qe i bëjnë te mëdhenjtë e shtetit, keqpërdorimet e dënimeve ne komunikacion nga ana e policisë, rritja e rrogave ne mënyrë enorme nga qeveria e Kosovës qeveritarëve si rroga me te mëdha ne regjion, vrasja e policit Enver Zymberit (hero) pa dhanë llogari askush se në çfar rrethana është vra, dhe kush ka urdhëruar qe te intervenohet ne atë pjesë të veriut, dhe pse nuk është zbuluar ende kjo vepër, rasti me i ri tani djali i shefit te AKI i zënë me mjete narkotike etj, këto e shume raste te tjera deri me tani, po na bëjnë skeptik dhe të dyshimtë si shtet i Kosovës, se a jemi ne gjendje ta udhëheqim këtë shtet të Kosovës, apo me këtë jo efikasitet armiqve tonë po ju japim argumente se në pavarësimin e Kosovës është bërë gabim, sepse kosovarët nuk janë të afte te krijojnë shtet, dhe ta qeverisin atë. Tani jo rrallë herë edhe shtete që na e kanë njohur Pavarësinë tonë, janë në rishqyrtim te këtyre njohjeve”, ka potencuar Tërnava.

Për më tepër, ai ka thënë se, qeveria duhet të bëjë ndryshime në sistemin e drejtësisë.

“Gjatë kësaj qeverisje kishte me qenë mirë, qe sistemi i drejtësisë te pësoj ndryshime dhe të shkëputet nga kapja që ja ka bere kjo udhëheqësi e pas luftës e deri më tani, të ndryshohet kjo mënyrë e drejtimit te këtij sistemi te drejtësisë, me njerëz të pastër dhe te ndershëm, te cilët kane me punuar në të ardhmen vetëm konfrom ligjit dhe kushtetutës të cilët ne mënyrë detale do ta luftojnë krimin ne mënyrë te pavarur nga udhëheqësit e shtetit si deri më tani, pavarësisht se kush e ka krye atë krim”, ka theksuar Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat