Tomë Gashi i kundërpërgjigjet Milaim Zekës, ia përmend Kadri Veselin dhe “Znaçkën”

Politika

Tomë Gashi i kundërpërgjigjet Milaim Zekës, ia përmend Kadri Veselin dhe “Znaçkën”

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 21 tetor 2018 Në ora: 14:51
Milaim Zeka dhe Tomë Gashi

Avokati i njohur në Kosovë, Tomë Gashi në një prononcim për gazetën “Bota sot”,  i është kundërpërgjigjur deklaratës së deputetit nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Gashi ia ka përmendur Zekës Kadri Veselin,  ku sipas tij përderisa e shan një njeri si Milaim Zeka, ai është mirë.

“Për mua dhe për ata që me të vertet me njohin nuk kishte qeneë aspak mireë që njeriu si Milaim Zeka/ Znaçka siq e ka quajtur Kadri Veseli të thotë edhe një fjalë të mirë për mua. Unë jam ok që me shan Milaim Zeka, aj garant “din” shume gjëra për të gjithë ne.!”, ka thënë për gazetën “Bota sot”, avokati i njohur Tomë Gashi.

“Soji i Milaim Zekës/ znaçka nuk lëndohet aspak me fjalë këtë e din me se miri deputeti në kohen kur ka qenë deputet i Vetëvendosjes, Zoti Frashër Krasniqi. Por unë nuk jam ai. Jam Tomë Viktor Gashi”, ka përfunduar Tomë Gashi.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, deputeti Zeka ka hedhur akuza në drejtim të avokatit Gashi.

“Njeri nga fajtoret kryesor per katandisjen e sistemit te drejtesise ne Kazanin e Krimit, eshte Tome Gashi. Ai ka qene keshilltari juridik i Hashim Thaçit, i cili kur e largoi, tha: Kam punu vetem per pare! Toma e din masmiri se si bahen pazaret ne Drejtesine E Kosoves. Ai e dine se shumica e avokateve jane sekser te prokuroreve dhe gjykateseve. Krimin ma te madhe ne kete vend e bajne Toma me disa kolege te tije, te cilet nuk kane tarifa per klientet e tyre, po pazare, ne stilin: Qitmi 50-100 mi ne konto, pastaj flasim”, ka shkruar Zeka.

Më tej, Zeka, ka thënë se janë dy shembuj konkret për këto.

“Para shume vitesh, ne hyreje te spitalit te Prizrenit vritet nje mjek, per punen e nje fejese. Vrasesi denohet me 23 vite burg. Dy veta, nje nga Gjakova, dhe nje nga rrethi i Gjakoves, vijne ne Prishtine, takojne nje kryeprokuror, i cili u thote: Mirmëngjes jepni 50 mi euro, Gjykata e Apelit ia zbret denimin ne 13 vite, pra minus dhjete. Keta te shkretit e bajne muhabetin me avokatin e familjarit te tyre. Ai, pra avokati, kolegu i Tomes, ju thote: Mi jepni mu 60 mi, 13 vite ia heqi. Keta i paguajne paret, e Apeli, prej 23 e rrite denimin ne 26. Avokati ia kthen nj?zet? mi euro, po edhe 40 mi kurr”.

“Rasti nr 2. Ka ndodhe nje vraseje me porosi nga Zvicera. Vraseja ka ndodhe ne nje fshat te Deçanit. Toma e din se qysh e kane rjepe nje mergimtar te shkrete, here njani e here tjeteri, e ne fund e kane ekstradu ne Kosove, edhe ndodhet ne burg. Pazari ka shku deri ne 3 milion euro. Njejte e ke rastin e Bekim Zekes me vella, kusherinje te mi nga Abria. Te dyte te denuar per nje vraseje te nje taxisti, a ne fakt edhe policia, edhe prokuroria, edhe gjykatesi shqiptare qe i ka denuar, me kane thene se vrasjen e ka bere krejte dikush tjeter. Njeri prej kusherinjeve te mi e ka qite ne kurthe taxistin, po nuk eshte vrasesi. Taxisti i shkrete eshte vra ne Cerovike, me nje plumbe. Dy veta nuk munden me vra me nje plumbe. Shtysi i kesaj vepre, me para te majme e kamë shkele drejtesine. Njeri kusheri po kalbet ne burg pa asnje faj....”, shkruan Zeka në faqen e tij në facebook.

Në fund, Zeka ka shkruar se avokati Gashi me disa të tjerë kanë qenë të hetuar nga EULEX-i.

“Raste te tilla, e kurdiseje te tilla din Toma me qindra. Toma, sebashku me Mahmut Halimin, Azem Vllasin e shume te tjere, kane qene te hetuar nga misioni i Eulexit, pikerisht pe kurdiseje te tilla...!!!”, përfundon deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat